shqiperi

Dashamir Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë lëvizja e Legalitetit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK për parapërgatitjet zgjedhore, Shehi shprehu kritika të forta ndal koalicionit opozitar me PD dhe LSI-në të cilët sipas tij e kanë konsideruar si ndërmarrje për të hallet e veta.

“Kemi konsumuar 2 vjet e gjysmë një herë me gjet kush është i pari në këtë grup pastaj kush është I dyti, pastaj kush është miku I amerikanëve, kush është armiku i rusëve. Kemi dy vjet e gjysmë me këtë punë, se cfarë halli ka Shqipëria, kanë qytetarët, për këtë s’e kanë vrarë mendjen fare.”

Të lidhura

None found

Sipas Shehit, rrugëtimi një vjecar deri në zgjedhjet e ardhshme për opozitën do të jetë i vështirë.

“Përcarja, thashethemi, konsumimi, korruptimi deri diku, se të jemi realist, nuk është se kanë qenë të gjithë të pastër në kët gjë”.

Kreu i LZHK sqaroi edhe pse vendosi të ndahet nga aleatët e tij tradicionalë dhe se cfarë e dallon nga ata dhe si pikë të parë renditi detyrimin për një jetë normale parlamentare duke e konsideruar luftën e deritanishme të opozitës të humbur.

“Unë gjykoj që pjesëmarrja në jetën parlamentare, në jetën aktive parlamentare, është aksi I të qenit opozitar. Aq i kemi mbledhur njerëzit, I kemi lodhur, I kemi ftuar për të votuar, për cfarë, që të përfaqësohen pra në parlament”

Kritik ishte edhe për qëndrimin për reformën zgjedhore.

“Këto zotërinjtë duan ta fusin reformën në një negociatë mes grupeve partive,kryetari kësajt, kryetari asajt, muhabete bosh. Deri tani nuk kam dëgju një ide të qartë një ide të vendosur, a duan ta ndryshojnë sistemin apo jo, dhe kam frikë se nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë”.

Dallimin e tij dhe të LZHK me ish aleatët e bëri edhe për qëndrimin ndaj institucioneve te reja të drejtësisë.

“Ka qytete që s’kanë gjykatësa, kanë rrethe që s’kanë prokurori ky është halli që ka qytetari kur del vetëm me hallin e vet përpara. Nuk është halli kë do arrestojë SPAK nesër në mëngjes.”

Pikërisht për këto arsye Shehi tha se rrugëtimi drejt zgjedhjeve të 2025 do të jetë I ndarë nga partitë e tjera të opozitës. Në këshillin kombëtar shehi ritheksoi qëndrimin lidhur me reformën zgjehdore për të cilën tha se LZHK kërkon listat e hapura, votimin elektronik dhe votën e diasporës.

Ndërsa si projeksion të programit zgjedhor të LZHK renditi tre pika kryesore për zhvillimin e ekonomisë duke u ndalur tek industrializimi i vendit, investimet masive në bujqësi dhe sistemin e pensioneve. Me shpresën për të qenë fitues Dashamir Shehi tha se LZHK do të bëjë ndryshimin e Kushtetutës për sistemin politik, për balancat e pushtetit dhe reformën administrative.

të fundit

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

5 minutes ago

Hoxha accuses the director of the Public Health Institute over demand for official communication only in Macedonian; criticizes VLEN’s silence

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

10 minutes ago

Parliamentary committee approves four bills on legal cooperation with Sweden and Belgium

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

10 minutes ago

Joe Biden says his battle with cancer will limit public engagements

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…

10 minutes ago

SafeJournalists calls on AMP to investigate police actions against Dutch journalist Vincent van Gerven Oei and clarify whether his phone’s contents were copied

Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…

11 minutes ago

Bardhi writes to Peleshi: EC report confirms parliamentary crisis and denial of the opposition’s constitutional rights

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

11 minutes ago