Categories: shqiperisport

Daja hesht! Partizani ngel tek barazimi, formacioni i tij është“i fryrë”

Partizani merr sërish barazim në ndeshjen miqësore kundër Besëlidhjes.

Partizani ka luajtur dy ndeshje miqësore këtë javë, fillimisht kundër Kastriotit dhe të premten kundër Besëlidhjes, ku në të dy rastet ka marrë vetëm dy barazime.

As pas takimit kundër Kastriotit e as pas sfidës kundër lezhjanëve, trajneri Ilir Daja nuk ka preferuar të flasë për mediat.

Kundër Kastriotit, ishte e kuptueshme, pasi ishte një test për lojtarët e rinj të skuadrës, por pas takimit kundër Besëlidhjes, pritej një deklaratë e trajnerit të kuq, por që ka munguar sërish.

Tashmë, trajneri i Partizanit do të fokusohet te faza përgatitore që do të bëhet në Ohër, si dhe te merkatoja, ku duhet të bashkëpunojë me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama, që të përforcojnë sa më shumë të jetë e mundur skuadrën, që për momentin, duket disi mbrapa sa u takon afrimeve.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, erdhi vetëm dy minuta para se të niste loja. Në stolin e kuq, kishte shumë futbollistë.

Burime brenda klubit bënë me dije se do të ketë largime të futbollisteve afrikanë, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pasur prezantime pozitive.

Loja u zhvillua e qetë. Në pankinat respektive nuk pati ndonjë gjë që mund të evidentohej.

Ajo që ra më shumë në sy në stola, ishte fakti se stoli i Partizanit ishte i mbipopulluar me futbollistë, sa disa prej tyre qëndronin edhe jashtë stolave.

Në nxehmje dolën të gjithë futbollistët e Partizanit, vetëm një minutë para nisjes, u formatua ekipi bazë./albeu.com/

të fundit

VIDEO / Futbollisti anglez përfshihet në përleshje të turpshme në Ibiza, godet gruan me karrige

Futbollisti i Oldham Athletic, Kian Harratt, është identifikuar si personi që shihet në një video të publikuar së fundmi duke…

8 minutes ago

Kushtetuesja ultimatum Kuvendit të Kosovës: Konstituimi brenda 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka urdhëruar që Kuvendi të përmbushë detyrimin kushtetues për konstituimin brenda 30 ditëve nga…

11 minutes ago

Stuhia bën kërdinë në Francë, raportohet për 12 viktima dhe 17 të plagosur

Stuhi të forta shiu goditën Francën mbrëmjen e djeshme, duke rezultuar në humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen…

23 minutes ago

Zjarr në Çukë të Sarandës/ Flakët përhapen me shpejtësi drejt Metoqit, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës. Flakët janë përhapur me shpejtësi…

1 hour ago

Analiza e REL-it: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është…

1 hour ago

Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar

Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka…

2 hours ago