shqiperi

CISA: Sulmet e Iranit nga Garda Kombëtare, punojnë dhe me kontraktorë!

Aktorët iranianë të kërcënimeve online i kanë përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tyre sulmuese kibernetike, vëren agjensia amerikane e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës, CISA.

Drejtues të saj thonë se republika islamike i ka sofistikuar goditjet e saj në rrjet me qëllimin e qartë të shtypë aktivitete të caktuara të brendshme sociale dhe politike, por edhe për të dëmtuar kundërshtarët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Të lidhura

None found

Iranianët, sipas saj, vazhdojnë të angazhohen në sulme që nisin nga bllokimi i faqeve në internet, sulmet që synojnë mashtrimine një përdoruesi duke e lënë të besojë që po i dërgohet një mesazh nga një person specifik real, mohimi i shërbimit dhe vjedhja e të dhënave e deri tek aktivitetet më të avancuara – që përfshijnë viruse shkatërruese, operacione influencimi përmes mediave sociale dhe potencialisht , sulme kibernetike gjunjezuese për sistemet. Komuniteti i shërbimit sekret amerikane dhe organizata të ndryshme të inteligjencës në sektorin privat, kanë identifikuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si forcën shtytëse pas sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti iranian, qoftë nëpërmjet kontraktorëve në sektorin privat iranian, qoftë edhe nga vetë IRGC.

Në 24 shkurt 2022, CISA, Byroja Federale e Hetimit, FBI, Komanda Kibernetike e SHBA (CNMF), Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC-MB) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) nxorrën një deklaratë të përbashkët mbi sigurinë kibernetike, ku theksohej prania e një grupi të sponsorizuar nga qeveria iraniane, të njohur si MuddyWater, pjesëtaret e të cilit kryejnë spiunazh kibernetik dhe operacione të tjera të kësaj natyre të cilat shënjestrojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat nëpër sektorë në Azi, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në raportin e vlerësimit Vjetor të Kërcënimeve 2021, autoritetet përgjegjëse amerikane dilnin në përfundimin se “ekspertiza dhe gatishmëria e Iranit për të ndërmarrë operacione agresive kibernetike, e kthejjnë atë në një “kërcënim të qënësishëm ndaj sigurisë së rrjeteve dhe të dhënave të SHBA-së dhe aleatëve te saj”./tch

të fundit

Fire engulfs hills near Apollonia as thick smoke blankets the area

Momente shqetësimi janë regjistruar pasditen e sotme në rrethinat e Fierit, ku një vatër e re zjarri ka shpërthyer në…

1 minute ago

Euro falls to an all-time low, trading at 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të…

2 minutes ago

Iranian and Cuban delegations walk out of UN hall during Trump’s speech

Delegacionet iraniane dhe kubaneze u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë fjalimit të Donald Trump. [...]…

2 minutes ago

Kush është Vlora Hyseni, nga shkarkimi nga shërbimet sekrete të Kosovës, te drejtimi i SHISH-it në Shqipëri

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga…

3 minutes ago

Trump at the UN: US mediating with Russia and Ukraine, while warning of a ‘big decision’ on Iran

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me udhëheqësit…

3 minutes ago

More than 100 days of protests in Albania, Berisha tells Italian media: A caretaker government is a condition for free elections

Media italiane Il Riformista ka pasqyruar një intervistë të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndalet…

3 minutes ago