Categories: showbizshqiperi

Çaji Matcha u bë legjendë, Kristiani rrëfen prapaskenat: Ma ka kërkuar vetë Arjan Konomi

Pak ditë më parë, në njërën prej puntatave të “Për’puthen” nisi një debat i ashpër mes konkurrentit Kristian Marcinaj dhe opinionistit Arjan Konomi.

Gjithçka nisi për shkak të çajit “Matcha” që siç Sara u shpreh, ‘tërbon djemtë’.

Të lidhura

None found

Opinionisti akuzoi Kristianin se ai sillte drogë në emision dhe ia jepte konkurrentëve, ndaj Erlindi ishte aq i hutuar në takimet e tij sipas Arianit.

Akuzat e Konomit ishin të ashpra, ndaj Kristiani dhe Erlindi u detyruan të ndërpresin emisionin dhe i kanë bërë thirrje opinionistit t’i kërkojë falje publike për njollosjen e emrit të tyre.

I ftuar “N’Kosovë Show”, Kristiani tregoi se nuk e kuptoi si rrodhën ngjarjet në atë mënyrë, pasi ishte vetë Arjani që i kishte kërkuar vetë më herët çaj, teksa ishin ulur në kafe.

“Unë nuk kam asgjë personale me Arjanin, paçka se përshtypja ime që në hyrje ka qenë një përshtypje që ai e ka kthyer protagonizmin tim personal. Pra, për arsye të caktuara, varet si më ka analizuar me atë syrin e tij kritik, por që edhe nëse ai do më jepte mua këshilla, nga të cilat unë të rritesha, unë i mirëpres ato këshilla sepse unë mund të mësoj nga kushdo përderisa ato këshilla janë të arsyeshme. Ama nuk më pëlqeu ky sulm që më bëri, por nuk ngelet si urrejtje. Me kohën do qartësohet dhe eksperienca e tij mediatike. Nga ajo që kam dëshmuar kam vënë re që ai është një person që di të kërkojë falje dhe unë e pres nga ai. Përderisa ai e ka bërë akuzën publike dhe unë kam të gjithë të drejtën që t’i kërkoj të kërkojë falje publike. Kur një individ ka një pozicion aq të lartë në media, edhe nëse do ishte e vërtetë, minimumi që mund të bënte ishte të më merrte privatisht dhe të më këshillonte si një prind. Jo një akuzë aq e ashpër publike, sepse unë para një jave e takova dhe më tha ee ke nga ai çaji jot. Ma kërkoi çajin në kafe, mund ta kishte edhe si batutë apo sarkazëm ama ne ishim në kafe, u takuam miqësisht dhe nuk kishte asnjë ekzagjerim për këtë temë. Ndodhi si goditje befasisht”- tregoi ish-konkurrenti.

të fundit

Mourinho reagon ndaj zërave për largimin e Endrickut: Ai është i rëndësishëm për mua

Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e Endrickut te Real Madridi, duke theksuar se sulmuesi brazilian është…

6 minutes ago

Anglia ndëshkohet nga UEFA për thirrjet fyese ndaj Papës dhe irlandezëve

Federata Angleze e Futbollit (FA) është gjobitur me 15,000 euro dhe i është ndaluar me kusht shitja e biletave për…

6 minutes ago

Leipzig përcakton çmimin për Grudën: 100 milionë euro

Duke e parë interesimin e skuadrave të mëdha evropiane për shërbimet e Brajan Grudës, drejtuesit e Leipzigut tashmë kanë vendosur…

12 minutes ago

Konfiskohen 16 milionë euro pasuri në Vlorë, ishin siguruar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro…

13 minutes ago

Bajrami paralajmëron: “Energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo” për 60 ditët e ardhshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Kuvendit për miratimin e masave emergjente në…

13 minutes ago

Despotovski: Zhgënjim nga “Revolucioni Laraman”, por ngjarjet në Serbi shërbejnë si paralajmërim për elitën politike

Anëtari i LSDM-së dhe ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, beson se ka zhgënjim tek njerëzit nga efekti i ndryshimit pas…

30 minutes ago