Categories: showbiz

Merr vendimin për të lënë Përputhen, ish-konkurrenti zbulon gjithë prapaskenat

Ditën e sotme Erlindi vendosi të linte përfundimisht “Për’puthen” pas një debati të fortë me Arjan Konomin. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë.

Ditën e sotme Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja. Në fakt para nisjes së puntatës së sotme, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.

Të lidhura

None found

Përmes një videoje ai ka treguar së fundmi se bashkë me Kristianin kishin kërkuar që t’ju jepej kohë televizive për të sqaruar të vërtetën për “drogën”. Ai tha se produksioni ua premtoi këtë gjë, por kjo nuk ndodhi dhe kur sot Kristiani tentoi të flitej është larguar me forcë nga rojet. Erlindi ka treguar se pas Kristianit është larguar nga emisioni dhe kërkon që Arjani e produksioni t’ju kërkojnë falje për lajmet e rreme që janë shpërndarë për ta.

“Unë dhe Kristiani u akuzuam rëndë nga opinionisti se unë dhe Kristiani jemi droguar me një çaj bio që mund ta blesh kudo në internet. Këto akuza u përhapën kudo në internet në lajme me emrin tonë, po ashtu na është folur në një mënyrë shumë vulgare dhe na ka bërë të ndihemi shumë keq, sidomos unë që edhe jam ofenduar. Ç’borxh kam unë të shoh të tilla lajme me emrin tim, ç’borxh ka nëna ime që të më marrë mua duke qarë në celular edhe të më thotë çfarë ke pirë në emision dhe unë që i them mama kam pirë vetëm çaj. Shumica e njerëzve nuk e besojnë këtë gjë, sepse besojnë fjalën e opinionistit, por këto janë akuza shumë të rënda, që kanë ndikuar shumë keq në emrin tonë.

Gjithë ç’kam kërkuar ka qenë që kjo çështje të tematizohej në emision, ka qenë një ballafqim dhe një sqarim që ne kemi merituar për këto akuza të rënda që na janë bërë. Produksioni na e premtoi këtë gjë ditën e enjte, por siç e pamë të gjithë ditën e enjte u çuam për të folur morëm mikrofonat dhe në këtë moment nuk na lejuan. Kristiani mori mikrofonin dhe është thirrur security për ta nxjerrë Kristianin jashtë dhe unë po ashtu kam dalë nga emisioni dhe nuk doja të bëja më pjesë aty. Jam ndjerë shumë keq, sepse na është cenuar e drejta e fjalës, për të shprehur veten tonë dhe për të sqaruar publikisht akuzat që na janë bërë.

Ne kërkojmë një falje publike për këto akuza kaq të rënda dhe mashtruese në mënyrë sa më të shpejtë, por edhe falja nuk do i fshijë lajmet e rreme. Prandaj dhe unë vendosa të dalë nga aty”, është shprehur Erlindi teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

të fundit

Gjendja në kufijtë e Kosovës pas mbërritjes së mërgimtarëve, publikohen të dhënat e fundit për pritjet

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të…

6 minutes ago

Artur Meçollari: Algoritmi është thyer, largimi i Ramës nuk negociohet

Artur Meçollari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është ndalur te protesta e opozitës, të cilën e…

6 minutes ago

Halil Geci: Ideja e ndarjes së Kosovës mbetet kërcënim, atdheu nuk bëhet pazar politik

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi publik, duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e…

28 minutes ago

Halil Geci: Plani për ndarjen e Kosovës mbetet një rrezik që s’duhet harruar, atdheu nuk është për pazare

Veprimtari Halil Geci ka reaguar përmes një postimi publik, duke folur për idenë e ndarjes së Kosovës, të cilën e…

39 minutes ago

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

7 hours ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

8 hours ago