shqiperi

Bylykbashi: Rezoluta antikorrupsion është një ofertë për një 17 maj të dytë, por më komplekse

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar një 17 maj të dytë ftesën e mazhorancës për të votuar rezolutën antikorrupsion.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi theksoi se mazhoranca nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse atë që di të bëjë më mirë sa herë është në vështirësi, shpik reforma.

Të lidhura

None found

Sipas tij në një kohë që po plasin skandalet nga njëra anë në tjetrën, mazhoranca ofron rezoluta antikorrupsion, edhe pse mbajnë peng Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi: Diskutimi për rezolutën që vjen nga qeveria do të ishte krejt tjetër sikur të ishte fillim mandati. Edhe sikur të vinte pas dy mandatesh të superkorruptuara, sërish ka vend për vrarje ndërgjegjeje, por jeni në fundin e mandatit të tretë që është edhe më i korruptuar. Unë vij nga një kohë kur mazhoranca e PS bënte marrëveshje të rëndësishme me PD, edhe kur amzhoranca e PD bënte marrëveshje me PS. Fatos Nano ka dy reforma zgjedhore konsensuale, me të parën shkoi në samitin e Selanikut. Sali Berisha ka dy reforma konsensuale, Rama nuk ka asnjë. Tani i ofroni opozitës një reformë që do bëjë çudira, ndërsa kemi një reformë zgjedhore që lëngon. Kur nuk bëhet kjo që po i kalon dhe koha, ju ofroni këtë historinë tjetër. Rama e ka demostruar prej shumë kohësh të bëjë marrëveshje, kur e ka pushtetin në kontroll. Kur nuk e ka pushtetin ai bëhet tapet. Por ju nuk mund t’i thoni opozitës të bëhet palë në këtë ofertë të qeverisjes së fundit. Është një ofertë për një 17 maj të dytë, por më komplekse. Në fund fare qëllimi është i njëjtë. Ju folët shumë për antikorrupsionin, Presidenti Kinez e përdori për një kohë të gjatë për të vënë nën kontroll pushtetin. Nuk mundet në vitin e 11-të të qeverisjes një reformë tjetër. Mënyra si e përdorni ju reformën ka si pasojë imediate që shteti i së drejtës nuk funksionon. Jo po ofroni një tollovi gjigante për të mbuluar historitë e korrupsionit.

Tags: Bylykbashi

të fundit

Reforma në Armatë: ushtarët profesionistë mund të vijojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare

"Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin…

3 minutes ago

Dozens of police officers and vehicles surround Skanderbeg Square as protesters gather near Rinia Park

Pavarësisht ndjekjes nga forcat e rendit dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”, revolta qytetare vijon të…

4 minutes ago

Police launch harsh crackdown at protest, using tear gas, stun grenades and chemically treated water

Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…

5 minutes ago

Tensions continue in Tirana as police disperse young people with water cannons and tear gas near the center

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…

5 minutes ago

Protesters disperse across several areas of Tirana and set fire to rubbish bins

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…

6 minutes ago

Protesta vijon në Tiranë, turma marshon drejt Zogut të Zi dhe vendos barrikada

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

6 minutes ago