Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.
Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.
Ai arrestua pas denoncimit fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.
Ngjarja u zbulua në rrugë operative nga banorë të pallatit, ndërsa nga bashkëshortja e tij nuk kishte asnjë denoncim në polici.
Zhaboli, jo vetëm i mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët, por edhe i dhunonte ata dhe i monitoronte me kamera në çdo cep të shtëpisë, përfshirë këtu edhe tualetin. Ndërsa në korridor, ai kishte vendosur bllokues valësh telefoni, çka e bënte të pa mundur që pjesëtarët e shtëpisë të përdornin telefon.
Dhuna e 35-vjeçarit ishte bërë aq e egër, sa bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta përballojë. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje./albeu.com
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…