shqiperi

Bregu: Ballkani duhet të vijojë axhenden e gjelbër

RCC organizoi Forumin e Organizatave Jo Qeveritare (OJQ-ve) mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor së bashku me EU4Green

“Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë dinamike dhe në zhvillim, që kërkon përpjekje kolektive, si nga institucionet qeveritare ashtu edhe nga ato joqeveritare, për t’i dhënë një formë më konkrete dhe efektive planit për të ardhmen. Në një rajon në zhvillim, si ky i yni, shqetësimet për të përditshmen na e zhvendosin vëmendjen nga ajo çfarë mund të kërcënojë të ardhmen tonë.

Të lidhura

None found

Një e ardhme e cila, me gjitha nuancat e saj të pasigurive, na duket më e largët, ndërsa përballemi me sfidat e së përditshmes. Rajoni ynë duhet të qëndrojë i palëkundur në tranzicionin e gjelbërt, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dekarbonizimin, pasi çdo devijim afatgjatë është i dëmshëm, veçanërisht në një rajon të cënuar nga ndryshimet klimatike, si ky i yni.” tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në fjalën e saj të hapjes gjatë forumit të OJQ-ve mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga RCC në bashkëpunim me EU4Green, sot në Beograd.

Forumi mblodhi përfaqësues të Organizatava të Shoqërisë Civile, të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive, për të diskutuar çështjet urgjente mjedisore, lëvizshmërinë e qëndrueshme, efiçencën e energjisë, investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. U diskutua gjithashtu rëndësia e angazhimit dhe e rritjes së rolit të shoqërisë civile si dhe progresi rajonal dhe individual i zbatimit të Planit të Veprimit të Agjendës së Gjelbër, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Edhe pse mund të konsiderohet jo si një çështje politike urgjente në Ballkanin Perëndimor, , ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor janë një kërcënim ekzistencial, dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme po aq sa krizat energjitike, inflacioniste, dhe të ushqimit. Politikanët duhet të marrin parasysh seriozisht faktin e numrit gjithnjë në rritje të të rinjve të cilët i referohen çështjeve mjedisore dhe cilësise së jetës si një nga arsyet e marrjes së vendimit për te lëvizur jashtë rajonit.shtoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC hapi Forumin së bashku me Holger Schroeder, Shef i Njësisë së Programeve Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Planit të Investimeve Ekonomike, DG NEAR dhe Azra Vukovic, Green Home, organizatë joqeveritare nga Mali i Zi.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë “Koalicion me Vullnet të Përbashkët” rajonal që na mblodhi këtu. Si RCC, jemi krenarë që po vëmë në lëvizje të plotë kapacitetin tonë rajonal duke bërë bashkë përfaqësues së qeverive e organizatave ndërkombëtare në lançimin e platformës së sotme për dialog dhe bashkëpunim. Siç thotë proverbi i një autori të panjohur, “Nëse merimangat mblidhen bashkë, mund të lidhin një luan”. Pra, le ta fillojmë së bashku tjerrjen e këtij filli, për ta lidhur këtë luan mjedisor dhe ta gjelbërojmë botën që kemi përreth”, përfundoi Bregu.

Forumi mblodhi rreth 60 përfaqësues të shoqërisë civile dhe koalicioneve, 20 pjesëmarrës nga komuniteti i donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive. Diskutimet prekën të gjitha aspektet kryesore të implementimit të Agjendës së Gjelbërt, si dhe mblodhën pikëpamje të rëndësishme për sfidat kryesore dhe progresin në zbatim nga perspektiva e organizatave të shoqërisë civile dhe sfidave me te cilat ato përballen.

të fundit

Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbulohen emrat e rinj të drejtuesve në disa komisariate

Policia e Shtetit, ka bërë disa lëvizje në strukturat drejtuese, me emërime të reja në Akademinë e Sigurisë dhe në…

6 minutes ago

Krimi zgjedhor shfaqet me intensitet më të lartë gjatë viteve zgjedhore/ Kreu i SPAK Klodian Braho raporton në Komisionin për Reformën Zgjedhore: Në hetime të përfshihet edhe gjurmimi i parasë

Ditën e sotme, kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar  në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Gjatë raportimit të tij, Braho…

11 minutes ago

Kurti paralajmëron reformë të thellë për modernizimin e sistemit të inspektimit në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synojmë modernizimin e plotë të sistemit të inspektimit në Kosovë. Ai, në…

12 minutes ago

Bielsa mbyll aventurën te Uruguai: “Për Valverden kam bërë më shumë lëshime se për këdo tjetër”

Marcelo Bielsa po largohet nga kombëtarja e Uruguait pasi skuadra që ai drejtoi u eliminua nga Kupa e Botës që…

13 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit mbështesin SPAK-un me trëndafila në kangjella, dorëzojnë edhe librin “Albanian Files”

Ashtu siç njoftuan dje, qytetarët kanë zbarkuar sot te SPAK ndërsa kanë protestuar për nisjen e hetimeve për rastin e…

14 minutes ago

Blushi në Parlamentin Europian: Fondet IPARD janë abuzuar, kërkohet hetim dhe transparencë nga BE

Tedi Blushi denoncoi në Parlamentin Europian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD, duke deklaruar se hajdutëria e…

17 minutes ago