Categories: maqedoni

Hoxha: Agjenda e Gjelbër duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, po merr pjesë në Takimin e Tretë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), që zhvillohet më 18 dhe 19 shtator në Zhabljak të Malit të Zi. Takimi organizohet në kuadër të kryesimit të Malit të Zi me Procesin e Berlinit gjatë vitit 2026, njoftoi MMJPH.

Të lidhura

None found

Gjatë sesionit kryesor me temë “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, nga zotimet drejt zbatimit”, Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për Agjendën e Gjelbër dhe integrimin evropian. Ai tha se faza e ardhshme duhet të përqendrohet te zbatimi praktik, investimet dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

Sipas ministrit, Agjenda e Gjelbër duhet të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një mekanizëm për zbatimin e projekteve rajonale, dhe jo të mbetet vetëm një forum dialogu. Hoxha vuri në dukje se ndotja nuk respekton kufijtë dhe se rreziqet klimatike prekin të gjithë rajonin, duke kërkuar zgjidhje të përbashkëta, shkëmbim të njohurive dhe të dhënave, përafrim të standardeve dhe ndërtim të infrastrukturës rajonale kur një gjë e tillë është e arsyeshme.

Hoxha theksoi se përparimi nuk duhet të vlerësohet nga numri i dokumenteve të miratuara, por nga ndryshimet e prekshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndër prioritetet e Maqedonisë së Veriut për periudhën e ardhshme, ministri përmendi rritjen e ritmit të investimeve në energjinë nga burimet e ripërtëritshme dhe efikasitetin energjetik, përmirësimin e qeverisjes klimatike dhe përgatitjen për kornizën evropiane për klimën. Në listë përfshihen gjithashtu tranzicioni i drejtë për zonat që varen nga qymyri, avancimi i reformave për menaxhimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkore, si dhe forcimi i masave për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e biodiversitetit.

/Telegrafi/

të fundit

Students demand an immediate increase in the meal allowance; referendum results due Monday

Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…

55 seconds ago

Tetovo and surrounding villages will have power cuts tomorrow

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

1 minute ago

Shiroka Pula: Equality must also be measured by the concrete opportunities people have in their everyday lives

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

1 minute ago

Ina Zhupa: Rama’s budget hits honest citizens and makes no provision for a living wage; the budget and the protests are one

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…

2 minutes ago

Albanians rose up against corruption, but Rama says he will not step down / The famous American magazine The Atlantic: How Jared Kushner sparked a revolution

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

2 minutes ago

Convict Aurel Hoxha failed to return to Rrogozhina prison after special leave; he had 18 months left to serve

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

2 minutes ago