Anëtari dhe ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook për situatën politike në vend.
Braimllari është shprehur se në opozitë ka opozitarë të vërtetë dhe ‘fake opozitarë’ që as emrin nuk i përmendin dot Erion Veliajt.
None found
Reagimi i Braimllarit:
Në opozitë ka opozitarë të vërtetë dhe ‘fake opozitarë’ që as emrin nuk i përmendin dot Erion Veliajt.
Ne kemi vendosur të qëndrojmë në betejë, jo për partinë, por për qytetarët.
Aksioni opozitar në Tiranë kundër Veliaj ka marrë përmasa të mëdha.
Bashkë me shumë qytetarë kemi protestuar prej vitesh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar që u shkatërrua barbarisht nga Veliaj dhe drejtorët e tij të arrestuar.
Kemi protestuar në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, në mbrojtje të banorëve të Bulevardit të Ri të cilët u dhunuan barbarisht nga policia bashkiake e Veliajt.
Është koha që të bashkojmë të gjithë energjitë opozitare kundër hajdutërisë me Inceneratorin e Tiranës dhe aferën 5D ku pronari i vërtetë është në krye të bashkisë Tiranë.
Një shpërthim i fuqishëm i një kamioni të mbushur me eksploziv pranë një stacioni policor në qytetin Cucuta, afër kufirit…
Rritja e një djali adoleshent mund të jetë sfiduese dhe shumë e ndryshme nga rritja e një vajze. Prindërit kanë…
Kryetarja socialiste e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka kundërshtuar propozimet e Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke kërkuar…
Autoritetet marokene, me urdhër të Mbretit Mohammed VI, kanë vendosur t'i japin emrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një…
Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka rënë në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat në një magazinë të mbushur me materiale…
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip “Porche” i bardhë ka përplasur një vajzë…