shqiperi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë.

Me vendimin e datës 26 prill, nafta do të shitet me 177 lekë/litri.

Të lidhura

None found

Krahasuar me vendimin e kaluar, ku nafta shitej me  181 lekë/litri, ka pësuar një ulje prej 4 lekësh.

Ndërkaq, benzina do të shitet me 178 lekë/litri, ndërsa gazi me 75 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës – 26.04.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Albeu.com/

të fundit

Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, plagoset njëri prej tyre (EMRAT)

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari në Tiranë.…

16 minutes ago

Aksident i rëndë në Shkodër, raportohet për një viktimë, pamje nga vendi i ngjarjes

Këtë të enjte, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi është regjistruar në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një 50-vjeçar…

25 minutes ago

Ishte futur në ‘listën e zezë’, SHBA heq sanksionet ndaj Francesca Albanese

Shtetet e Bashkuara, kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara.…

54 minutes ago

Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve shqetësuese, 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025

Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

2 hours ago