shqiperi

Biznesi i vogël, motor punësimi. INSTAT: Gjatë 2023 hapen rreth 5 mijë subjekte të vogla të reja

Bizneset e vogla dhe mesme janë transformuar në motorët kryesorë të punësimit në vend. Sipas të dhënave të Instat në regjistrin e bizneseve gjatë vitit të kaluar konstatohet se  numri i biznesve të vogla ka pasur një rritje të konsiderueshme me gati 5 mijë më tepër. Në këtë mënyrë në vend rezultojnë se 85,9% e ndërmarrjeve janë subjekte të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6% të punësuarve në total duke pësuar një rritje të peshës së krijimit të vendeve të punës krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë që kontributi i biznesit të madh në punësim gjatë vitit të kaluar  ka pësuar një ulje me 0.6% në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave të Instat gjatë viti 2023 pati një rritje me 4.1% të sipërmarrjeve të reja, numri i të cilave tejkaloi 130 mijë. Numri më i madh i ndërmarrjeve është regjistruar  në qarkun e Tiranës, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit. Fokusi i këtyre subjekteve ka qenë sidomos në sektorin e shërbimeve ku rezultojnë se kanë operuar 2300 biznese më shumë. Kjo lidhet direkt me zhvillimin e turizmit në vend. Në total rezulton se  86,2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve nga ana tjetër ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% të totalit me xhiron vjetore më të madhe në ekonomi në nivelin e 40,8%.

Të lidhura

None found

të fundit

From Wedding Joy to Profound Sorrow, Arianit Çetaj Found Dead in Peja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

4 hours ago

Nga gëzimi i dasmës te dhimbja e madhe, Arianit Çetaj gjendet i pajetë në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

4 hours ago

Rodri refuzoi Real Madridin dhe zgjodhi Barcelonën, zbardhen tri arsyet e vendimit

Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.Mesfushori…

5 hours ago

Fatal Accident in Germany Claims the Lives of Three Expatriates Returning from Kosovo

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani,…

5 hours ago

Muçibaba Continues to Have the Longest Wait Times at Border Crossings

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit publikoi të dhënat më të reja. Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku…

5 hours ago

Jet Ski Operator Fined 300,000 Lek for Entering Swimmers’ Area in Zvërnec

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 300 mijë lekë…

5 hours ago