Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Presidenti turk u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
None found
Fillimisht Erdogan u prit me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit, Presidenti Bajram Begaj dhe më pas zhvilluan një takim “kokë më kokë” në ambientet e Presidencës.
Para se të hynin në zyrë, Presidentit turk i ka rënë në sy godina, sipas tij e vogël, e Presidencës. Kjo, pasi godina e Presidentit në Turqi është gjigante.
Biseda e zhvilluar mes dy Presidentëve
Presidenti Erdogan: Qenka godinë e vogël.
Ndërhyn përkthyesi: Sa metra është?
Presidenti Begaj: Po i thosha Presidentit Erdogan pasi pyeti për godinën, është rreth 600 metra katrorë.
Erdogan mes batutash u shpreh se zyrat janë më të vogla se ato që kanë ata të Turqi, teksa thotë se duhet një ndërtesë e re.
Pas bisedës, të dy presidentët futen në zyrë për të zhvilluar takimin “kokë më kokë”.
Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak…
Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e…
Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë…
Ka ndërruar jetë sot më 26 nëntor mjeku i njohur Ylli Ziçishti. Ai ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste…
Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të…
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve mediatike për zjarrin në nënstacionin Kosova B, duke sqaruar se incidenti…