shqiperi

Betohen ministrat e rinj të qeverisë Rama

Një ditë pas votimit në Parlament mes tensioneve, sot në ambientet e Presidencës, janë betuar ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj janë betuar me dorën mbi kushtetutë.

Të lidhura

None found

Mes tensioneve, Kuvendi miratoi dje ndryshimet në qeveri. Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro.

Petrit Malaj, u emërua ministër i Financave me 77 vota pro. Pirro Vengu, u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit, u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, insistoi disa herë që të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla iu përgjigj duke i thënë se ai është përjashtuar nga seanca.

Deputetët opozitarë bllokuan foltoren, duke e bërë të pamundur që të bëhej votimi i fshehtë për Spiropalin. Edhe për këtë çështje, socialistët kishin marrë masa duke iu drejtuar votimit të fshehtë në mënyrë elektronike. Madje pas votimit, disa deputetë hodhën ujë dhe letra në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë edhe Bledi Çuçi, mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn. Gjatë miratimit të ministrave të rinj, pati debate në Parlament.

Deputetë të opozitës bllokuan foltoren, pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat. Në krye të tyre qëndronte Gazment Bardhi, të cilin Lindita Nikolla edhe pse në seancën e fundit në drejtim të Kuvendit, e përjashtoi për shkak të sjelljes.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

19 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

21 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

30 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

31 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

31 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

37 minutes ago