shqiperi

Berisha: Të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e tij përpara protestuesve është shprehur se Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

Fjala e Berishës:

Një muaj më parë, Edi Rama jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ligji detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitetin, për korrupsionin, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ia kalon institucioneve ligjzbatuese.

Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë më mirë të quhej me çdo emër tjetër dhe jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuar nga Shërbimi Informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucione të tjera, ta dërgojë njëherë të kryeministria, të Engjëll Agaçi dhe pastaj ata ta kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk? A nuk është ky një akt antiligjor? A nuk është kthimi i SHISH në një vegël të verbër të Edi Ramës?

A nuk janë këto së bashku mekanizma të një diktature që bazohet në krimin dhe drogën?

Miqtë e mi, sonte ishte një natë për rikujtuar martirët intelektualë, por edhe njëherë mesazhi i tyre është të ngrihemi në këmbë në betejën pa kthim, në mosbindjen civile, të përmbysim narkoregjimin, të përmbysim levat e tij, organizatat e tij kriminale.

Të rivendosim ligjin, të rivendosim Kushtetutën, të rivendosim të drejtat, të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe Europës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

2 minutes ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

8 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

16 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

22 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

22 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

23 minutes ago