Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotmë u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë me forcën më të madhe. Berisha shtoi se rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj dhe nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për rikthimin në pushtet të opozitës.
Ai u tha mbështetësve të tij se duhet të vazhdojë me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën e tyre.
None found
Fjala e Berishës:
Qytetare dhe qytetarë. Të rinj, të reja, burra, gra. Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe. Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.
Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.
Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë. Betejën e fitores. Betejën për dinjitetin. Betejën për qeverinë teknike. Betejën për zgjedhje të lira. Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë. Rroftë Shqipëria, rrofshi ju. Fitore, fitore, fitore!
Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet me një veshje…
Media franceze ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas propozimit të PS për reformën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja…
Real Madridi ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga akademia e klubit e njohur si ‘La Fabrica’. Ndërsa ka një debat në…
Protesta qytetare në Zvërnec ka hyrë në ditën e 62-të, duke u shndërruar nga një kundërshtim ndaj projektit turistik në…
LSDM kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski në një deklaratë këtë mëngjes për udhëtimin e tij të paralajmëruar në Belgjikë."Hristijan Mickoski do…