shqiperi

Berisha reagon ndaj deklaratës së Escobar: Qytetarët opozitarë e kanë treguar se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel EsCobar, dhënë në një intervistë ku tha se shpresonte që kryesore opozitare ta gjente rrugën e saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se i rikujton Escobar se koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë.

Berisha shton se qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, sipas tij, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Sipas Berishës, ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Të lidhura

None found

Posimi i Berishës:

Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”! Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve.

Tags: Berisha

të fundit

After Pristina, Katy Perry and Justin Trudeau Spotted Vacationing in Kotor

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

57 minutes ago

Four Bloody Days on the Country’s Roads, Several Killed and Dozens Injured in Accidents

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

58 minutes ago

Pas Prishtinës, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen duke kaluar pushimet në Kotorr

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

1 hour ago

Laçi përforcon prapavijën, firmos me argjentinasin që ka qenë pjesë e Inter Zapresic

LaciLaçi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 27-vjeçar nga Argjentina, Gonzalo Julian Gamarra [...]Read More...

1 hour ago

Liverpooli nis bisedimet për talentin e PSG-së, Ibrahima Mbaye

Liverpooli ka vendosur në shënjestër talentin e Paris Saint-Germain, Ibrahima Mbaye, dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij të…

1 hour ago

Katër ditë të përgjakshme në rrugët e vendit, disa viktima dhe dhjetëra të plagosur në aksidente

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

2 hours ago