shqiperi

Berisha për festën e 7 Marsit: Sot kjo ditë e gjen arsimin shqiptar me flamur në gjysmë shtizë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit. Ai ka shtuar se sot, në këtë ditë festive, duhet të nderohet arritjet e një viti të arsimit, shkollave dhe universiteteve. Megjithatë, ai ka shprehur keqardhjen e tij për degradimin dhe rrokullisjen e arsimit në vend, duke e vlerësuar si një fatkeqësi për arsimin shqiptar.

Fjala e Berishës:

Të lidhura

None found

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të të vërtetës.

Përshëndetje të veçantë me mirënjohje të pakufishme mësueseve, mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve të vendit, nxënësve dhe studentëve, prindërve të tyre kudo që janë.

Një përshëndetje të veçantë kam unë për oratorët e kësaj nate të parlamentit të lirisë, për mesazhet e tyre që dhanë, për të vërtetat që paraqitën sot për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Miqtë e mi, asnjë komb nuk ka gjë më serioze se sa arsimin, edukimin e bijve dhe bijave, fëmijëve të tij.

Ky është procesi më i rëndësishëm, më jetik për të ardhmen e tij.

Por është e dhimbshme, shumë- shumë e dhimbshme sepse në rast se themi të vërtetën dhe lëmë mënjanë festën, sot kjo ditë e gjen arsimin shqiptar me flamur në gjysëm shtizë.

Sot kjo ditë në të cilën ne duhet të kremtonim, duhet të nderonim arritjet e një viti të arsimit tonë, të shkollave dhe universiteteve tona, për fatin tonë më të keq, ne renditemi sot, të detyruar degradimin, rrokullisjen e paimagjinueshme të arsimit tonë në këto vite.

Në këto vite sektori që pësoi agresionin më të rëndë, më barbar, që ndjeu pasojat e tmerrshme të sektit antishqiptar Rilindja, është arsimi.

E theksoj, sot është ditë e dhimbshme për arsimin tonë, pasi ky 7 Mars gjen këtë arsim me 720 shkolla më pak në të katër anët e vendit.

Sot ky 7 Mars, gjen sistemin tonë arsimor me dhjetëra e qindra shkolla të tjera dhe klasa që nuk do hapin dyert vitin që vjen.

Sot ky 7 Mars është një ditë e trishto për çdo shqiptar, për çdo mësuese dhe mësues, për mbarë kombin sepse numri i nxënësve për shkak të spastrimit etnik, bie në mënyrë katastrofale.

Por sot, mësuesi si misionari i madh i këtij procesi që mbart në vetvete ndriçimin dhe pasurimin e mendjeve të fëmijëve tanë, mbart në vetvete edukimin e tyre si njerëz të qytetëruar, mbart në vetvete frymëzimin e tyre, dashurinë dhe frymëzimin për veten, për kombin.

Të gjitha këto e gjejnë mësuesin në një degradim të pamerituar.

të fundit

‘Më mungon zëri dhe përqafimi yt’, Elijona kujton nënën dhe motrën në pesëvjetorin e tragjedisë

Kanë kaluar pesë vite nga aksidenti i rëndë në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë shqiptarë. Në…

3 minutes ago

Osmani nderon heronjtë e Policisë së Kosovës në ditën përkujtimore: Lavdia e tyre do të jetë e amshuar

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërkohë i ka falënderuar të gjithë zyrtarët që…

5 minutes ago

Rama i përgjigjet sërish opozitës: Marrëveshja ime është me 800 mijë votues, jo me ata që duan largimin tim

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë…

9 minutes ago

Ish-zëvendësministri socialist Isaraj kritikon ashpër Ramën: Besa e thyer nuk restaurohet më, si qelqi i çarë

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e…

10 minutes ago

Jasir Asani rikthehet befas në kulmin e merkatos, pak ditë pas largimit të shpejtë

Jasir AsaniNjë letër tifozëve dhe foto ku dominojnë trofetë [...]Read More...

12 minutes ago

Talenti francez i PSG-së ndërpret bisedimet për kontratën, synon ankorimin te skuadra e madhe angleze

Bradley Barcola mund të largohet nga Paris Saint-Germaini, pasi anësori francez raportohet se ka refuzuar ofertën e fundit për zgjatjen…

15 minutes ago