Me rastin e ditës përkujtimore për policët që kanë rënë në detyrë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka nderuar kujtimin e tyre, duke shprehur mirënjohje për të gjithë zyrtarët që përditë ruajnë Republikën me trimëri, përkushtim profesional dhe besnikëri të palëkundur.
None found
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Osmani theksoi se heronjtë e Kosovës do të trashëgojnë lavdi të përhershme.
“Policia jonë është mburoja e sigurisë, e rendit kushtetues dhe e sovranitetit shtetëror në çdo skaj të Kosovës, qoftë në kohë paqeje apo në përballje me sfida, në veri e në jug. Në këtë ditë, që i dedikohet kujtimit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, ne përulemi me respektin më të thellë për sakrificën e tyre”, shkroi ajo.
“Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e tjerë të Policisë treguan se Kosova nuk gjunjëzohet para askujt. Ata vunë detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, ndaj dhe lavdia e tyre do të mbetet e amshuar”, përfundoi ish-presidentja.
Sezoni veror është periudha më e ngarkuar për këngëtarët, por jo gjithmonë më e këndshmja për partneret e tyre. Këtë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person…
Real Madridi ka vendosur të mos e ndjekë këtë verë transferimin e Michael Olise, pavarësisht interesimit të madh që vazhdon…
Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga…
Situata vijon të mbetet shqetësuese në zonën e Fushë-Krujës, veçanërisht në fshatrat Halil dhe Kameras, ku banorët raportojnë se zjarri…
Ministër i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad do të vizitojë nesër Kosovën. Ministri në detyrë Punëve…