Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve.
Në mbledhje po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dalë nga zgjedhjet e muajit prill.
None found
Në nisje të fjalës së tij, Berisha është shprehur se Partia Demokratike ka dy armiq dhe situata aktuale duhet të ndryshojë pasi njerëzit sipas tij presin udhëheqje.
“Unë e kam theksuar dhe e theksoj se për momentin PD ka 2 armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazarate e pandershme dhe të turpshme të ushqëheqjes, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.
Unë mund t’ju jap 1 shembull, aktualisht një nga mbështetësit e Bashizmit, ish kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi sic i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është problem serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje, është e vërtetë që këtë e kanë krijuar pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve që nga shtatori e deri më sot.
Ata presin udhëheqje dhe drejtim nga ne, revolta dhe pakënaqësia ndaj regjimit zgjedh dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por dhe të një % të qytetarëve pa parti,” u shpreh Berisha. /albeu.com
Bernardo Silva ka treguar se ende është duke u përshtatur me jetën te Real Madridi, ndërsa portugezi foli edhe për…
Dashi Një ditë e mirë për të marrë iniciativa dhe për t’i dhënë drejtim çështjeve që i ke lënë pezull.…
Situata në qytetin autonom spanjoll të Ceutës mbetet dramatike, ku rreth 13,000 emigrantë, të rritur dhe të mitur, janë ende…
Po mbahet protesta e 105 para Kryeministrisë sot në 12 shtator. Kanë kaluar mbi 3 orë, që diaspora është në…
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë të parë të rrisin përkohësisht…
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se është i bindur për zbatimin e hartës së re territoriale të propozuar nga…