Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestës.
None found
“Qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së Shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sonte me entuziazmin zërin dhe fuqinë e tyre. Të dashur demokratë, anëtarë të partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj në këtë tubim që rrezaton më shumë se çdo gjë, shpresë, besim se ky vend do të ndryshojë. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njësoj, si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 31 vjetësh, rrugën në liri, sërish u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar se Shqipëria. Është faji i Edi Ramës që ju k grabitur votën dhe ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive vetëm e vetëm të qëndrojë në pushtet”, tha Berisha.
Vijon…
ElbasaniPërmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Elbasani ka njoftuar edhe zyrtarisht të 8 futbollistëve, mes të…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj…
Europol ka publikuar raportin e dytë mbi rrjetet kriminale që kërcënojnë Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te roli i rëndësishëm…
Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj bonusit prej 5 mijë lekësh të qeverisë për pensionistët, duke e…
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha sot se, ende nuk ka filluar diskutimet me partitë politike për zgjedhjen e presidentit…