Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se i kanë mbërritur tashmë propozimet e koalicionit VLEN dhe të partisë ZNAM për ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Sipas tij, emrat e dorëzuar janë të pranueshëm dhe ai pret që ekipi i ri qeveritar të arrijë sukses edhe më të madh në punë.
None found
Gjatë një vizite në Komunën e Kisella Vodës, ku pa nga afër projektet që financohen nga kredia hungareze, Mickoski u shpreh se i ka marrë propozimet nga VLEN dhe ZNAM, por theksoi se publikimin e tyre do t’ua lërë vetë këtyre subjekteve politike. “Po, i kam propozimet për ministrat e rinj nga VLEN dhe ZNAM, por do t’ua lë atyre t’i bëjnë publike. Për mua këto propozime janë plotësisht në rregull dhe pres që në përbërjen e re të kemi rezultate edhe më të mira”, deklaroi ai.
Ai nënvizoi gjithashtu se, në Qeverinë e rikonstruar, VLEN do të ketë në drejtim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Ndërkohë, kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, më herët njoftoi se kësaj partie do t’i takojë udhëheqja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa për postin e ministrit është propozuar Borçe Serafimovski.
Sipas paralajmërimeve, propozimi për përbërjen e re të Qeverisë duhet t’i përcillet Kuvendit deri të premten, ndërsa votimi i kabinetit të ri qeveritar pritet të mbyllet jo më vonë se mesi i muajit korrik.
Sulmuesi anësor francez i Bayern Munichut, Michael Olise vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të përfolur në futbollin evropian,…
Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…
Vlera e shportës minimale sindikale për nëntorin e vitit 2026 është 70.827 denarë, që është një rritje prej 469 denarësh…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar ndikimin e mundshëm që mund të ketë videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto…