shqiperi

Berisha kërkon debat mes kandidatëve të bashkive: Fushata, një terr i vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për mediet ditën e sotme ka kërkuar që mes kandidatëve të bashkive të zhvillohet debat publik.

Sipas tij deri tani qytetarët po dëgjojnë vetëm fjalimet me mashtrime të Rilindjes. Berisha theksoi se një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Të lidhura

None found

Berisha: Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia përpara qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryetar bashkie. Midis këshilltarëve të parë, që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale.

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë, të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindësit dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, për asnjë lloj transparence. Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

Ka në bazë vjedhjen e miliarda miliarda eurove me tendera në masën 90 përqind në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin. Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve./Albeu.com/

Tags: Sali Berisha

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe…

6 hours ago

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11…

6 hours ago

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”,…

7 hours ago

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë…

7 hours ago

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin…

7 hours ago

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi…

8 hours ago