shqiperi

Berisha i kthehet Ramës: Je “Il Padrino” i megaaferës së Butrintit

Ish- kryeministri Sali Berisha nuk ia ka lënë mangët kryeministri Edi Rama sa i përket çështjes së Parkut të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha e cilësoi Raamën “il padrino” i të gjithë aferave në vend.

Të lidhura

None found

Duhet të keni respekt për veten. Nuk kam akuzuar Fondacionin Amerikan për korrupsion. Ai ka bërë projektet më të shkëlqyera, por u përdor nga Edi Rama për të shpërbërë parkun, 830 hektarë për klientelën. Sa i përket aferave të tjera, mund të them kaq. Ai bord, përbëhet i tëri nga njerëz më të afërt të tij, përveç njërit. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, i paguar nga Fondacioni i Shqipërisë së hapur. Sarapuli dhe Mata, famoz për lidhjen e tij me Ramën. Zonja ministre ka marrë përsipër që të qëndrojë dy vjet sipas marrëveshjes. Është me emër. Të gjitha fijet të çojnë të Il Padrini, te ti, si padrino i megaaferës (Rama). Mos u fsheh pas Fondit, as pas Hoxhsit, se je veç ti pas këtyre aferave. Sa i përket ndeshjes do them diçka. Kur erdhi zëvendëspresidenti tha; ndeshja anulohet. I tha; do të sjell Erjon Veliajn. Ky i tha; mos ma sill atë rrugaç. Se Veliaj i kishte çuar një sms vëllait të Lefter Kokës”, tha ai./albeu.com

 

 

të fundit

Kategoria e Dytë nis sezonin me 5 përballje në Grupin A, ja rezultatet e ndeshjeve

Kategoria e DyteDuke nisur prej orës 15:00, kanë startuar 5 ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë [...]Read More...

2 minutes ago

Adnan Rrustemi në “Marshin për Liri”: “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke deklaruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare.…

5 minutes ago

Lirjona Sylejmani: Drejtësi për ushtarët e lirisë, Kosova po ju pret

Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, theksoi se UÇK-ja për të nuk është slogan politik, por amanet…

6 minutes ago

Fitch konfirmon vlerësimin BB+ për Maqedoninë, ekonomia rritet me 4.3 për qind

Agjencia për rejting kreditues “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditues të Republikës së Maqedonisë në nivel “BB+” me perspektivë të qëndrueshme,…

11 minutes ago

Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për qeverisjen e tyre

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se llogaritë nga puna e qeverive të mëparshme të Zoran Zaevit dhe Dimitar Kovaçevskit…

11 minutes ago

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, ka përfunduar sërish në tribunë. Shkak për këtë është bërë mbingarkesa pas rikuperimit nga dëmtimi,…

11 minutes ago