Lirjona Sylejmani, e bija e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk përfaqëson një slogan politik, por një amanet të lënë nga ata që luftuan për lirinë.
None found
Gjatë fjalimit të mbajtur në marshin për liri, ajo tregoi se është rritur me mësimet dhe trashëgiminë e babait, si dhe me krenarinë që familja e saj lidhet me dy heronj të luftës: babanë e saj, Bajram Sylejmani, dhe xhaxhain Gursel Sylejmani.
“Sot qëndroj para jush si vajza e një heroi, një epitet që nuk e zgjodha, por që m’u dha një ditë para se të mbushja një vjeç. Krenaria e familjes sime gjatë luftës për liri u përcaktua nga dy heronj, babai im dhe xhaxhai Gursel. Edhe pse ishin ushtarë në pika të ndryshme të luftimeve, ata ranë dëshmorë vetëm pak minuta larg njëri-tjetrit”, u shpreh Sylejmani.
Ajo tha se ata nuk iu bashkuan luftës nga dëshira për të luftuar, por sepse rrethanat i detyruan të përballeshin me robërinë. “Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte më robërinë. Kur Kosova i thirri, ata nuk kërkuan të dinin se çfarë do të përfitonin, por vetëm çfarë duhej të sakrifikonin. Dhe dhanë më të bukurën”, deklaroi ajo.
Sipas Sylejmanit, UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që për shekuj kishte luftuar për liri. Ajo theksoi se sakrifica erdhi para shtetit, gjaku para flamurit dhe se para lirisë qëndruan njerëzit që luftuan pa e ditur nëse do të ktheheshin ndonjëherë.
Vajza e dëshmorit foli edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
“Sot, kaq vite pas luftës dhe pas të gjitha sakrificave, disa prej luftëtarëve të asaj kohe ndodhen në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata po përballen me një proces edhe pse gjithçka që bëmë ishte mbrojtja e atdheut nga agresioni që synonte asgjësimin e shqiptarëve. Edhe një herë, lufta e pastër e UÇK-së po sulmohet”, tha Sylejmani.
Ajo shtoi se beson te sublimja e çlirimtarëve, të cilën e cilësoi si të paprekshme dhe si vetë dritën e lirisë. “Unë dua shumë për çlirimtarët. Kosova nuk ka nevojë për mure të tjera mes nesh, por për një urë që do të na ndihmojë të kuptojmë se interesi i përbashkët duhet të jetë mbi çdo interes personal apo partiak. Drejtësi për ushtarët e lirisë që sot presin në Hagë. Kosova ju pret”, përfundoi ajo.
Marshi për liri po zhvillohet në Prishtinë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
MINI po e çon Countryman-in një hap më tej në terrene jashtë asfaltit, me prezantimin e versionit të ri Countryman…
Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën…
Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u sulmua me gaz lotsjellës ndërsa përpiqej të qëndronte si [...] Read More...…
Autoritetet ruse heshtin, por media të pavarura në vend përcollën lajmin se teknikja 28 vjeçare Darya Shipilova që dyshohet të…
Ish-presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së zgjedhur të Kosovës,…
Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën kanë diskutuar lidhur…