shqiperi

Berisha drejtuar Ramës: Ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore, nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre

Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se nuk do t’i shpëtojë kurrë përballjes me komisionet hetimore, ndërsa theksoi se opozita nuk e braktis kurrë Parlamentin.

Berisha tha se dialogu në Parlament, i ditëve të fundit, është bërë në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.

Të lidhura

None found

“Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.

Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.

Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.

Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.

Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.

Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.

Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.

Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, tha Berisha.

të fundit

Kosova ndër ekipet pretendente për Ligën A, këto janë shanset e “Dardanëve” për t’u ngjitur

Kombëtarja e Kosovës ka 21.7 për qind gjasa për t’u promovuar në Ligën A të Ligës së Kombeve, sipas parashikimeve…

2 minutes ago

Max Dowman merr tri rekorde Guinness pas hyrjes historike te skuadra e parë e Arsenalit

Adoleshenti i Arsenalit, Max Dowman, ka marrë zyrtarisht tre certifikata të Rekordeve Botërore Guinness pas depërtimit të tij të jashtëzakonshëm…

2 minutes ago

Vllaznia përballet me krizë financiare, futbollistët ndalojnë stërvitjen para duelit me Dinamon

VLLAZNIATe Vllaznia duket se situata nuk është aspak e qetë, edhe pas ardhjes së trajnerit të ri, Csaba Laszlo [...]Read…

8 minutes ago

Husband of former Durrës Post Office director Elisabeta Mataj, accused of stealing €700,000, remanded in custody for allegedly demanding money from employees

Këtë të enjte, Gjykata e Durrësit, ka lënë në masën e arrestit në burg Fetah Mataj, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së…

13 minutes ago

Russian strike on civilian buses in Kramatorsk leaves 33 dead and 18 injured

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus me bombë ajrore…

13 minutes ago

Discover the 3 zodiac signs that care most about others

Sipas astrologjisë, Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja, janë ndër shenjat që dallohen për ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Peshqit Peshqit…

14 minutes ago