Komisioni Evropian më 21 dhjetor njoftoi se njeh certifikatat për vaksinimin kundër koronavirusit që lëshohen nga autoritetet në Mal të Zi. Komisioni konfirmoi se certifikatat për COVID-19 që lëshohen nga Mali i Zi janë “të barasvlefshme me certifikatat digjitale të COVID-19 që lëshohen nga Bashkimi Evropian”, tha ky institucion i BE-së përmes një deklarate.
Përveç Malit të Zi, BE-ja ka vendosur që të njohë edhe certifikatat e Tajvanit, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguait. Sipas njoftimit, ky vendim i KE-së do të hyjë në fuqi më 22 dhjetor.
None found
“Ky vendim del pas vlerësimit teknik të kryer nga shërbimet e BE-së për certifikatat që lëshohen nga këto pesë shtete dhe territore, dokumente të cilat do të inkorporohen në sistemin e BE-së. Blloku evropian do të trajtojë certifikatat e këtyre shteteve siç bën me certifikatat për COVID-19 të BE-së”, tha Komisioni Evropian.
Ky vendim nënkupton se çdo person që posedon certifikatë të lëshuar nga Malin i Zi mund ta përdorë atë me të njëjtat kushte sikurse një person që posedon certifikatën digjitale të BE-së për COVID-19.
Nga shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tashmë kanë marrë konfirmimin për njohjen e certifikatave të tyre. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë shtetet e vetme në rajon, certifikatat e të cilave ende nuk njihen nga BE-ja.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mosnjohja e certifikatave të vaksinimit kundër koronavirusit nga blloku evropian është më shumë problem i natyrës teknike.
“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.
I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit. BE-ja po ashtu pritet që nga 10 janari i vitit 2022 të mos lejojë udhëtimet për qytetarët që nuk kanë marrë tri doza të vaksinës kundër koronavirusit. /REL/
Aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të jetë pjesë e kastit në një serial serb i cili do të transmetohet në…
Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik…
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa balistike ruse…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.6 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Një vatër e madhe zjarri ka qenë aktive gjatë gjithë natës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në…
Këtë të shtunë, lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mban protestën kombëtare, ku…