Categories: showbiz

Sean Penn vijon të jetë dashuria më e madhe e Madonnës, albumi i ri e afron këngëtaren me Lourdes

Sean Penn, aktori fitues i çmimit Oscar, vazhdon të mbetet dashuria më e madhe në jetën e Madonnës, edhe pse në albumin e saj më të fundit këngëtarja përmend në mënyrë kritike ish-bashkëshortin, sipas një miku të artistes.

Page Six raporton se në disa këngë të albumit “Confessions on a Dance Floor Part II”, Madonna i referohet vëllait të saj të ndjerë, njerkës dhe Sean Penn, me të cilin pati një martesë të trazuar gjatë viteve ’80. Në njërën prej këngëve, artistja përshkruan “ndjesinë e kërcënimit” që kishte përjetuar në atë marrëdhënie.

Të lidhura

None found

Pavarësisht këtyre vargjeve, një person i afërt me “Mbretëreshën e Popit” pohoi se Penn ka mbetur gjithmonë njeriu që ajo ka dashur më shumë.

Albumi përmban gjithashtu një moment intim për Madonnën: një duet me vajzën e saj 29-vjeçare, Lourdes Leon. Këngëtarja ka zbuluar se ideja për ta shkruar këngën së bashku erdhi nga Lourdes, e cila e pa bashkëpunimin si një rrugë për të shëruar raportin mes tyre.

Marrëdhënia e nënë e bijë ka njohur etapa të vështira, bëjnë të ditur burime pranë artistes. Lourdes e konsideronte Madonnën tepër të rreptë gjatë viteve kur po rritej, ndërsa këngëtarja mbante ndjenjën e fajit që e kishte rritur të bijën mes famës botërore dhe vëmendjes së pandërprerë publike.

Në duetin e tyre, Madonna e quan Lourdes “yll i vogël”. Të njëjtën nofkë ajo e kishte përdorur për vajzën edhe në albumin “Ray of Light”, të publikuar në vitin 1998, kur Lourdes ishte vetëm dy vjeçe.

Një tjetër shkak i largësisë mes tyre, sipas mikut të këngëtares, ishte dëshira e Lourdes për të krijuar identitetin e vet dhe për të mos u perceptuar vetëm si vajza e një superylli.

Madonna është kritikuar prej vitesh për disiplinën e fortë me të cilën ka rritur gjashtë fëmijët e saj. Raportimet thonë se ajo zbatonte rregulla të rrepta në shtëpi, kufizonte teknologjinë dhe kërkonte një mënyrë jetese të disiplinuar.

Edhe Lourdes ka deklaruar më parë se e ëma ishte “një maniake e kontrollit”. Ajo ka treguar se, pasi mbaroi shkollën e mesme, ndjeu nevojën të jetonte në mënyrë të pavarur dhe të ndërtonte jetën e saj.

Tashmë, megjithatë, marrëdhënia e tyre duket se ka marrë një kthesë të ndjeshme për mirë. Burime pranë familjes thonë se puna e përbashkët në muzikë i ka ndihmuar të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të afrohen përsëri.

“Madonna dhe Lola kanë pasur vështirësi në marrëdhënien e tyre, por tani po shkojnë shumë mirë falë krijimit të kësaj kënge”, deklaroi miku i artistes për Page Six.

të fundit

ESHS: 103.177 të punësuar në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal

Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal, pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta formale…

2 minutes ago

Tensione në protestë/ Përfshihet nga flakët efektivi i FNSH-së, kolegët ndërhyjnë për ta shpëtuar (VIDEO)

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.…

3 minutes ago

Egnatia drejt “play-off”-it të Conference League, përballë mundësisë për t’u ndeshur me Atalantën ose Panathinaikosin

Alessandro AlbaneseEgnatias i kanë mbetur vetëm dy ndeshje për të përmbyllur rrugëtimin në Conference League [...]Read More...

5 minutes ago

Arteta vendos si objektiv për Arsenalin rekordin e 100 pikëve të Manchester Cityt

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka bërë thirrje ekipit të tij që të përpiqet të arrijë nivelin e lojës…

17 minutes ago

E rëndë në Bathore/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital

Mesditën e kësaj të shtune, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar, ka humbur jetën…

17 minutes ago

VIDEO NEWS/ Moments when protesters overwhelm FNSH police officers! They are forced to retreat with shields over their heads!

Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, numri i lartë i qytetarëve në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë kundër…

24 minutes ago