shqiperi

Balluku: Nuk është aksion kundër tendave, por reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se ditën e djeshme më 31 korrik, ka përfunduar afati për lirimin e hapësirave pranë rrugëve kombëtare sipas distancave të përcaktuara me ligj.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se aksioni nuk është “kundër tendave”, siç është përfolur në media, por një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen e territorit.

“Çka po ndodh sot në territorin e Shqipërisë, nuk është një aksion kundër tendave, ashtu siç thuhet, është një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave dhe ligjeve të mbrojtjes së territorit në Republikën e Shqipërisë. Është një reformë që nuk lë jashtë vëmendjes as tendat, as oborret e përbashkëta të pallateve të zaptuara e të kthyera në parkingje dhe as TEC-et e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në territoret e vendburimeve shqiptare, pavarësisht mohimit qesharak të ekzistencës së tyre apo mbrojtjes akoma më qesharake nga segmente të paguara për të goditur të mirën publike.“, tha Balluku.

Ministrja përgëzoi gjithashtu bizneset në aksin Gjirokastër-Levan, ku gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje, dhe theksoi se nga ky moment IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave ligjore pranë rrugëve kombëtare.

“Dje, në 31 korrik, ka qenë afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancat e përcaktuara në ligj. Një fushatë këshillimore është kryer nga ARRSH dhe IKMT për 8 ditë, duke pasur edhe raste konkrete të bashkëpunimit të subjekteve me trupat tona në terren.  Mjafton t’ju tregoj një rast në aksin rrugor Kombinat-Plepa, ku subjekti ka ndërmarrë tërheqjen dhe respektimin e distancës nga trupi i aksit kombëtar, si dhe sistemimin estetik të zonës ku operon. Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur kudo.

Gjithashtu, gjej rastin të përgëzoj të gjithë ato subjekte që operojnë në aksin nga Gjirokastra në Levan, pasi kam qenë së bashku për një inspektim atje me inxhinierët e ARRSH-së dhe inspektorët e IKMT-së dhe nuk kemi evidentuar asnjë shkelje në këtë territor. Bëjmë me dije se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare.”, tha zv.kryeministrja.

Balluku gjatë fjalës së saj, falenderoi dhe qytetarët për këtë bashkëpunim që e konsideron “të shkëlqyer” gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajon ata të vijojnë denoncimet, madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar sot dhe nga Kryeministri, Edi Rama.

Në fund Balluku dha dhe një mesazh urimi për pushimet: “Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë.”

të fundit

Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë: Qasje sabotuese për dialogun nga ana e Serbisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në…

8 hours ago

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPAK përfundon hetimet, çon në gjyq vëllain e deputetit të PS-së

Vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, Armando Ndreca, është dërguar në gjyq nga SPAK, pas përfundimit të hetimeve, pas akuzave…

9 hours ago

Përfshihet nga flakët automjeti zjarrfikës në Malësi të Madhe, nuk raportohen të lënduar

Një automjet zjarrfikës është përfshirë nga flakët gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Jaran, njësia administrative…

9 hours ago

Tronditëse, prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Pamje shqetësuese kanë qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë…

10 hours ago

Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB

Edhe pse bllokada izraelite u lehtësua për të paktën 10 orë në ditë dhe disa vende po hedhin ndihma nga…

10 hours ago

ANSA: Pas vendimit të GJEND, Qendrat në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR

Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si Qendër për Mbrojtjen e të Dhënave Personale…

10 hours ago