Autoriteti i dosjeve dhe Shoqata Çamëria kanë firmosur marrëveshjen për hapjen për herë të parë të të gjitha dosjeve të sigurimit për Çamërinë.
Në fjalën e tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se bëhet fjala për 200 dokumente që tregojnë se me sa programim diktatura komuniste ka vepruar mbi shqiptarët e Çamërisë.
None found
‘Bëhet fjalë për rreth 200 mijë dokumente që tregon me sa programim diktatura ka vepruar mbi shqiptarët Çamërisë. Do ta vlerësoja shumë këtë angazhim të komunitetit bashkë me shoqatën Çamëria. Institucionet e shtetit shqiptarë është hera e parë që angazhohen direkt me ne.
Pse diktatura kishte nevojë ta bënte këtë gjë mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët ishin vrarë, prerë masakruar padrejtësisht lënë jashtë trungut shqiptar, pikërisht që të ekzistojë kjo Shqipëri që është sot?
Ne megjithëse kemi kaq kohë që flasim dhe themi se Çamëria është një çështje kombëtare. Veçantia e këtyre komploteve është se Enver Hoxha e quante komploti çam, duke bërë në mënyrë të programuar një sfidë që herë e herë e dëgjojmë dhe sot. Aq i programuar ishte nga sigurimi i shtetit e Çamët janë quajtur si tradhtar. Kanë qenë dy kategori shqiptarësh të margjinalizuar çamët dhe kosovarët.’- tha Idrizi.
Autoritetet në Meksikë kanë mbyllur gjashtë liqene artificiale në rajonin turistik të Jukatanit, pasi në ujërat e tyre u zbulua…
Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një takim mes…
Pas lindjes, si ta rikthejnë nënat formën trupore pa dalë nga shtëpia? (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...
Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen, por studentët e vijuan protestën për të tretën ditë radhazi. Në Tiranë mbërritën edhe të rinj…
Studentët dhe gjimnazistët hyjnë sot në ditën e katërt të protestave, pas një dite të shoqëruar me përplasje me Policinë,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…