shqiperi

Asgjësohen 203 bimë narkotike në Vaun e Dejës, dalin pamjet nga aksioni policor (VIDEO)

Policia ka sekuestruar 203 bimë kanabis në kuadër të operacionit “Palaj”. Bimët e sekuestruara janë asgjësuar përmes djegies.

Në prang aka rënë kryeplaku i fshatit Palaj ku është gjetur kanabisi si dhe një shtetas tjetër që dyshohet se është personi që i ka kultivuar.

Të lidhura

None found

Gjithashtu nën hetim është vënë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj.

Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: P. M., 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe N. K., 36 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Thirrjet për t’u bërë pjesë e protestës, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti

Fituesja e këtij edicionit të “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu…

3 minutes ago

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Strukturës së Posaçme Kundër…

7 minutes ago

Bisedë telefonike Trump-Bin Salman, mbështetje për aksionin ushtarak kundër Houthive në Jemen

Një raportim i Axios, i mbështetur në burime zyrtare amerikane, zbulon se presidenti Donald Trump ka dhënë dritën jeshile për…

11 minutes ago

Trump: Pas sulmeve amerikane, Irani nuk do të jetë më “ngacmuesi” i rajonit, kapacitetet ushtarake u kthyen në “Epokën e Gurit”

Operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran kanë sjellë një goditje të rëndë për fuqinë ushtarake të Teheranit, sipas…

12 minutes ago

Shqipëria ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas të dhënave që…

16 minutes ago

Iran attacks and disables two oil tankers in the Strait of Hormuz

Dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Bahiya dhe Mombasa, u goditën me raketa iraniane në sektorin jugor të…

21 minutes ago