shqiperi

Armë dhe drogë, arrestohen 4 persona në Lezhë, njëri kërkohej për vjedhje

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte në kërkim për vjedhje. Gjithashtu ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prania”, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në kuadër të sezonit turistik, për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre i kërkuar për vjedhje.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:

-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armëz zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;

-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.

Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Rama reacts again to the protest and turns calls for his resignation into an ironic list of achievements

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ironizuar kërkesat për dorëheqjen e tij [...]…

14 seconds ago

Scientists: Europe’s heat records are clearly linked to human influence

Një studim i ri shkencor vlerëson se vala rekord e të nxehtit që përfshiu Evropën gjatë këtij qershori do të…

43 seconds ago

Exchange Rate June 26, 2026 / At What Rates the Dollar and Euro Are Bought and Sold, What Is Happening with Other Currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me…

1 minute ago

Manchester City arrin marrëveshje për Elliot Anderson, transferimi mund të shkojë në 150 milionë euro

Gazetari i famshëm i futbollit, Fabrizio Romano, ka njoftuar tashmë se transferimi i Elliot Anderson te Manchester City është arritur…

1 minute ago

MEP Cristina Guarda announces participation in the protest in Tirana: Europe has an obligation to listen to citizens

Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e…

2 minutes ago

VIDEO/ Serious accident in New Jersey, car hits two women as they were crossing at a crosswalk, they tragically lose their lives

Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën e kaluar, në New Jersey, ku humbën jetën dy gra në mënyrë…

3 minutes ago