“Hija e teatri do ju ndjekë nga mbrapa gjithë jetën ju dhe të gjithë juve që e kanë prishur. Këtë e kam personale…”
Toni Gogu është kandidat për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërkohë që rrugëtimi i tij ka kaluar më herët nga Bashkia e Tiranës dhe posti i prefektit. Ai ishte i ftuar në Zonë e Lirë këtë të premte, ku Arian Çani, i kujtoi votën pro të tij për prishjen e Teatrit Kombëtar kur ishte në Këshillin Bashkiak. Gogu sqaroi se pse votoi për prishjen e teatrit.
“Unë përpiqem të dalloj mirë sipas botëkuptimit tim të mirën dhe të keqen. Ajo që unë kuptova në ato momente është kur inxhinierët më thonin që këtu brenda do bien, edhe e kanë thënë që para 40 vjetësh, do i zërë çatia njerëzit. Dy, kur thonë aktorët që ky nuk është teatri që duam, duan teatrin modern dhe kur njerëzit, ku midis tyre pjesëtarë të familjes sime thonë që Tirana e shekullit të ri ka nevojë për një teatër të ri.
E kuptoj ndjesinë e qytetarëve. Një godinë që nuk është ndërtuar për teatër dhe ne na duhej një teatër i ri, kjo ishte vendimi dhe unë votova 1 nga 60 vota dhe jam gati për këtë gjë të jap llogari përpara ligjit, ngaqë përmende fjalën krim, përpara njerëzve dhe përpara Zotit”, tha Toni Gogu.
Ndërkohë, ndër të tjera, Arian Çani tha se shkatërrimi i teatrit është krim i lartë. Ai u shpreh se ka qarë kur është shembur godina dhe sipas tij, të njëjtën gjë kanë bërë njerëz të tjerë, të cilët madje nuk kanë shkelur asnjëherë në teatër.
“Për mua është krim i lartë ai. Mbaje mend do dëgjosh një ditë thagma. Hija e teatri do ju ndjekë nga mbrapa gjithë jetën ju dhe të gjithë juve që e kanë prishur. Këtë e kam personale. Unë kam qarë atë natë realisht. Si mua janë pafund njerëz që kanë qarë dhe s’kanë qenë asnjëherë në teatër”, tha Çani.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…