Një punonjës policie dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 2 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.
Te arrestuar
None found
Lorenc Gropa (polici)
Klevis Gropa
Ledjon Gropa
Skerdilajd Levendi
Te proceduar
Maliq Gropa
Bruno Festimaj
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.
Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë Lorenc Gropa u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.
Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e…
Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani Galveo…
Rizvanolli dhe Kusari-Lila para deputetëve në dhjetor, Komisioni për Ekonomi i cakton prioritetet. Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi,…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja…
Në gatishmëri të shtuar ndodhen forcat e policisë greke pas trazirave në Francë dhe vendet e tjera europiane. Protestat e…
Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të vendosë urgjentisht për ndryshimet…