Categories: maqedoni

Prokurorët në Maqedoni i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese vendim të shpejtë për koeficientët e pagave

Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë i kanë bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë me urgjencë ndryshimet ligjore që, për herë të tretë, kanë ulur koeficientët mbi të cilët përllogariten pagat e prokurorëve.

Të lidhura

None found

Sipas reagimit të përbashkët, Gjykata Kushtetuese nuk ka ndërmarrë veprime lidhur me nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre ndryshimeve prej më shumë se tetë muajsh. Kjo ndodh edhe pse më herët vetë gjykata ka shprehur dyshime se reduktimi i koeficientëve cenon pavarësinë e prokurorisë, e garantuar nga Kushtetuta.

“Mosveprimi i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që vë në pikëpyetje pavarësinë e Prokurorisë Publike dhe parimet e sundimit të ligjit, por gjithashtu krijon një pabarazi serioze midis funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale publike, gjë që është në kundërshtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Tre institucionet dhe organizatat paralajmërojnë se zvarritja e mëtejshme e vendimmarrjes nuk mund të justifikohet dhe rrezikon të vështirësojë funksionimin e institucionit.

Prokurorët theksojnë se pagat e prokurorëve publikë në Maqedoni vazhdojnë të jenë më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Situatën, sipas tyre, e rëndojnë edhe mungesa e punonjësve, fondet e kufizuara buxhetore dhe kushtet e papërshtatshme të punës.

të fundit

BIRN: Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’! Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

5 minutes ago

De Bruyne në prag të një rikthimi në Premier League, katër skuadra angleze pas tij

Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…

9 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis nesër dëgjimin e dëshmitarëve, ftohet edhe kryetari i Pejës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…

13 minutes ago

Vritet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet mes politikanëve dhe karteleve të drogës

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

14 minutes ago

Ndërhyrje policore në Sozcu TV, arrestime dhe administrator i caktuar nga qeveria turke

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

15 minutes ago

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...

15 minutes ago