Ditën e nesërme, 24 prill, do të nisë lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga Amnistia.
Nga ky ligj, që u miratua më 4 prill në Kuvend, përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.
None found
Nga kjo amnisti do të përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024. Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.
Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë./ Vizion Plus
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka garantuar se Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, pavarësisht…
Transferimi i Lionel Messit te Barcelona mund të kishte marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër, pasi jo të gjithë drejtuesit e…
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, tha se asgjë nuk e ndryshon faktin se Kosova bashkë me Kroaci0në e Bosnje Hercegovinën…
Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në…
Në Maqedoni do të prodhohen pjesë për gjigantin gjerman të automobilave “Audi”. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një investim të ri…
Paralelisht me tensionet e larta në kryeqytet në këtë ditë të tretë të revoltës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe në…