shqiperi

AMF miraton prospektin, pritet dalja për herë të parë e një shoqërie tregtare me ofertë publike në Bursë

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e sotme prospektin e parë të një shoqërie tregtare për emetimin e obligacioneve me ofertë publike në Shqipëri, në një treg të rregulluar/Bursë.

Emetimi për herë të parë me ofertë publike i shton tregut shqiptar të kapitaleve një instrument të ri financiar, duke çuar drejt një game më të gjerë të instrumenteve financiare dhe është një sinjal pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Të lidhura

None found

Deri tani, tregu i kapitaleve, krahas titujve të Qeverisë, ka qenë i përqendruar te emetimet e obligacioneve me ofertë private, një mjet që është përdorur nga shoqëritë për të gjeneruar likuiditet.

Kjo është hera e parë në historinë e krijimit të një tregu të lirë vendas të kapitaleve, që titujt e një shoqërie i ofrohen publikut të gjerë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë treg si dhe duke shërbyer si shembull për emetime të kësaj natyre edhe nga subjekte të tjera, me qëllim sigurimin e aksesit në kapital përmes ofrimit të alternativave të reja të financimit, përtej atyre të kreditimit nga sektori bankar.

Emetimi për herë të parë i titujve të një shoqërie me ofertë publike i ofron investitorit shqiptar mundësi të reja investimi në shërbim të diversifikimit të portofolit të tij. Titujt e emetuar nëpërmjet ofertës drejtuar publikut duhet të listohen në një treg të rregulluar/Bursë. Rrjedhimisht, investitorit i krijohet mundësia për tregtimin në çdo kohë të këtij obligacioni në varësi të nevojave të tij për likuiditet.

Ky lloj emetimi pritet të aktivizojë të gjithë mekanizmat ekzistues të tregut të kapitaleve, që lëvizin dhe mbështesin procesin e emetimit dhe tregtimit të titujve, siç janë ndërmjetësit financiarë, Bursa dhe Depozitari Qendror i Titujve, duke verifikuar kështu funksionalitetin e infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit.

Procesi i emetimit përmes ofertës publike realizohet në një moment të përshtatshëm pasi në vend janë krijuar të gjitha kushtet paraprake që mbështesin këtë proces. Krahas infrastrukturës ligjore dhe rregullatore është krijuar edhe infrastruktura e tregtimit dhe pastregtimit.

Funksionimi i një tregu të rregulluar nëpërmjet licencimit të Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE) krijoi premisat për realizimin e emetimeve me ofertë publike përmes Bursës si dhe për tregtimin e këtyre titujve në Bursë. Gjithashtu, Depozitari Qendror për shlyerjen dhe klerimin e titujve është krijuar me licencimin e ALREG për ushtrimin e këtij funksioni.

Në treg ekzistojnë të gjithë ndërmjetësit e nevojshëm financiarë që mundësojnë lehtësimin e transaksioneve me tituj, përfshirë këtu edhe dy subjekte (banka) që kryejnë funksionin e nënshkrimit të instrumenteve financiare (Underwriter), funksion ky i domosdoshëm për realizimin e procesit të emetimit përmes ofertës publike.

të fundit

SPAK “arrin” te Kadastra, Lorena Goxhobelli dhe Martin Kala në qendër të dyshimeve për tjetërsimin pronash

Kadastra shqiptare duket se po hyn në një nga fazat më të errëta të hetimit nga drejtësia. Sipas burimeve, SPAK…

43 minutes ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se…

1 hour ago

Trump krahason veten me Leninin: Unë do të isha komunisti më i madh në histori, por komunizmi është katastrofë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të…

1 hour ago

Arsenali shton presionin për Bruno Guimaraes, mesfushori i Newcastle kërkon largimin

Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bruno Guimaraes, pasi mesfushori brazilian i ka bërë të ditur Newcastle. se dëshiron…

2 hours ago

Ironia e aktorit Ervis Pupa për fondin e koncertit të Kanye West: Pse mërziteni, në Shqipëri 1 km rrugë e kanë çuar 15 milionë USD

Aktori Ervis Pupa ka ironizuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West, përmes një postimi në rrjetet…

2 hours ago

Fabian Ruiz i thotë jo Real Madridit dhe zgjedh rinovimin me PSG-në

Fabian Ruiz ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me Paris Saint-Germain, duke nënshkruar një kontratë të re…

2 hours ago