Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar për aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort” në Golem. Pampuri shprehet se kjo ngjarje është skandaloze dhe dëmton rëndë imazhin e turizmit në vend dhe se kryeministri i vërsulet mediave në momentin që këto të fundit nuk e mbështesin linjën e tij editoriale.
“Mjaft me me lojërat e shëmtuara alla Rama, ku me njërën dore i mban e me tjetren i hedh tej.
None found
Nje shtet ligjor nuk ecen perpara me inate, e kërcënime.
Kjo loje e shëmtuar ka kosto mbi kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptareve.
Gjesti i Ramës sot dëmton imazhin e turizmit ne Shqipëri. Sa i përket zaptimit te rërës, tokave, shqyrtoni dokumentacionin, bëni transparence, dhe me pas merrni masa.
Koherenca eshte e rendesishme.
Ngjarja e sotme pranë ‘Prestige Resort” tregoi dhe një herë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës, pasi përgjegjshmëria është karakteristikë e rëndësishme për një kryeministër, por totalisht e munguar tek ai, pasi në këto vite bëri shumë mirë pazarxhiun, por jo kryeministrin e vendit. Të ndërhysh në një resort turistik pa bërë transparencë mbi asnjë dokument dhe arsye, pa pritur përfundimin e sezonit, largimin e turistëve që kishin paguar, ndoshta dhe kursimet e një viti për të pushuar aty, besoj se është një gjest skandaloz për dëmtimin e imazhit të turizmit në vend, por dhe mënyrën se si Edi Rama i hakërrehet çdo pronari mediash, kur nuk shkon në linjën dhe favorin e tij”, thotë Pampuri në reagim./albeu.com
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga…
Ndryshimi i dukshëm në ngjyrën e flokëve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili është shoqëruar me imazhin e…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ishte i vendosur të përmbyste regjimin iranian, duke deklaruar se “fundi…
“Sot jam këtu për t’i kërkuar SHBA-së mbështetje në përballjen me narkoshtetin. Në mars të vitit 1991 erdha për të…
Alternativa për Gjermaninë (AfD) kryeson me 44.5% në zgjedhjet shtetërore të Saksonisë-Anhaltit, sipas sondazheve të para në zgjedhjet shtetërore të…
Policia e Kosovës sot ka shënuar 27 vjetorin e themelimit. Me ceremoni solemne, e nën moton “Një rrugëtim i përbashkët…