shqiperi

ADGF dhe ABI Bank nënshkruajnë marrëveshje partneriteti në mbështetje të bizneseve mikro dhe të vogla

Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) dhe ABI Bank nënshkruan sot një marrëveshje të re partneriteti për të zgjeruar aksesin në financim për bizneset në Shqipëri, me fokus kryesor te bizneset mikro dhe të vogla në segmentin NOA /Abi.

Përmes këtij partneriteti, ADGF do të ofrojë garanci kredie për të mbështetur kreditimin nga ABI Bank që përmbush kriteret e përfitimit, duke ndihmuar bizneset të kapërcejnë kufizimet e lidhura me kolateralin, të cilat mund të pengojnë aksesin e tyre në financim. Bashkëpunimi synon t’u mundësojë sipërmarrësve të investojnë në aktivitetin e tyre, të forcojnë veprimtarinë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për rritje.

Të lidhura

None found

Bizneset mikro dhe të vogla luajnë një rol thelbësor në ekonominë shqiptare, duke mbështetur punësimin dhe zhvillimin lokal. Megjithatë, aksesi në financim mbetet një sfidë për shumë ndërmarrje me plane biznesi të realizueshme dhe aftësi për të shlyer kredinë. Duke mbuluar një pjesë të riskut të kreditimit, garancitë e ADGF mund të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj pengese dhe të lehtësojnë financimin përmes institucioneve financiare partnere.

Marrëveshja e re mbështetet në bashkëpunimin shumëvjeçar të ADGF me NOA dhe e vijon këtë marrëdhënie përmes ABI Bank, duke ruajtur një fokus të veçantë te nevojat për financim të bizneseve më të vogla.

“Përmes këtij partneriteti me ABI Bank, synojmë ta bëjmë financimin më të arritshëm për më shumë biznese mikro dhe të vogla. Roli ynë është të ndihmojmë ndërmarrjet e qëndrueshme të kapërcejnë pengesat që lidhen me kolateralin, në mënyrë që të investojnë, të rriten dhe të kontribuojnë në punësim dhe në zhvillimin ekonomik lokal”, u shpreh Gertjana Drita, Drejtoreshë Ekzekutive e ADGF.

Marrëveshja zgjeron më tej rrjetin e institucioneve financiare partnere të ADGF dhe mbështet misionin e tij për të përmirësuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri, nevojat financiare të të cilave nuk mbulohen mjaftueshëm.

ADGF dhe ABI Bank presin me kënaqësi të punojnë së bashku për ta kthyer këtë bashkëpunim në mundësi konkrete për bizneset dhe komunitetet të cilave u shërbejnë. /albeu.com/

të fundit

Kryeziu: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor, përndryshe Kosova shkon në zgjedhje

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se presidenti i ri mund të zgjidhet më së largu deri më…

10 minutes ago

Mbrojtësi i San Marinos paralajmëron para sfidës me Shqipërinë: Do të përballemi me një rival të uritur për gola

Pamje nga ndeshja e fundit mes San Marinos dhe ShqipërisëShqipëria pret San Marinon, në ndeshjen e vlefshme të raundit të…

12 minutes ago

Angellovski: Deri më 15 shtator u kryen 873 kontrolle, 30 masa dhe 17 urdhërpagesa ndaj blerësve bujqësorë

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, nga fillimi i këtij viti deri më 15 shtator, kreu gjithsej 873 inspektime të jashtëzakonshme të…

14 minutes ago

Parashikohet shkrirja e 15 Bashkive/ Komisioni i Ligjeve miraton në parim projekt-ligjin e PS për Reformën Territoriale

Këtë të hënë, Komisioni i Ligjeve, ka miratuar në parim projekt ligjin e Partisë Socialiste që parashikon shkrirjen e 15…

16 minutes ago

Parliament begins plenary session, debates expected on Territorial Reform and SHISH issue

Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur.  Ndonëse është parashikuar të jetë një seancë ku deputetët ngrenë në foltore shqetësimet…

19 minutes ago

Elections in Bosnia and Herzegovina: Dodik’s victory and the strengthening of nationalist parties

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska - entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. [...] Read…

19 minutes ago