Rrëfimet e Nuredin Dumanit kanë pushtuar gjatë ditëve të fundit të gjitha mediat, ku janë përmendur emra, porosi për vrasje, porositësit dhe shënjestra.
Por sa i sinqertë është treguar Nuredin Dumani me drejtësinë?
None found
Burime pranë grupit hetimor në lidhje me dy personazhet Henrik Hoxhaj dhe Dumani kanë bërë të ditur ekskluzivisht për Abc, se vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani nga të dhënat e TIMS ndodhet jashtë Shqipërie ka marrë pjesë në 3 ekzekutime, atë të Andi Zylyfit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, momenti i dytë ku ai dyshohet se ka marrë pjesë është ekzekutimi i vëllezërve Shkoza në Durrës dhe rasti i tretë është ekzekutimi i trefishtë në Elbasan, ku u vranë Endri Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dumani.
Dyshohet se nga të dhënat operative që janë mbledhur nga puna hetimore prej disa muajsh rresht se vëllai Dashamir Dumani ka bashkëpunuar me të vëllanë dhe Talo Çelën në disa krime, para se ata të ktheheshin kundër njëri-tjetrit.
Në dëshminë prej qindra faqesh të dhënë nga Dumani para prokurorëve në spitalin e burgut nuk përmendet asgjë nga këto.
Në kohën kur u ekzekutua Andi Zylyfi policia ka shkuar në banesën e Nuredin Dumanit, ku gjeti vetëm atë të cilin e shoqëroi dhe e liroi më vonë.
Por në dëshminë e Dumanit del që policia nuk ka kryer kontroll në banesë, pasi në momentin që është shoqëruar Nuredini, në një nga dhomat e banesës ka qenë edhe Dashamiri, i cili ishte i dyshuari kryesor për ngjarjen./abcnews.al
Interi ka bërë një rikthim spektakolar ndaj Napolit, duke triumfuar 3-2 në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe dramatike në Serie…
Deputetët do të rikthehen në Kuvend më 8 shtator, me një sërë reformash të pambyllura në rend dite, të cilat…
Rruga e bllokuar e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut u rikthye në vëmendjen e opinionit publik bullgar, pasi ushtruesja…
Kazino, bastore dhe kredi të shpejta çdo 200 metra në Kërçovë. Me ligjin e ri kazinot dhe bastoret që kanë…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Jersey për televizionin “News24”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbardhur detajet…
Një zjarr ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër pasditen e kësaj të shtune, ku përhapja e flakëve…