Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim, kundër vendimit të Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij në datën 10 Maj.
Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës, raporton Tv Klan.
None found
Mbrojtësit e Fredi Belerit, thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.
Megjithatë, këto përgjime siguruan provat kryesore kundër kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës që tregonin përfshirjen e tij në shit-blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe që e lanë atë në qeli pa afat.
Gjykata e Posaçme e Apelit do e shqyrtojë këtë kërkesë në datën 16 Qershor në Dhomë Këshillimi, teksa gjyqtari i cili do ta vlerësojë atë është Florjan Kalaja.
SPAK thotë se të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.
Në një nga bisedat e regjistruara, Kokaveshi dëgjohet të thotë se 4 nga 12 emrat e sjella nga bashkëpunëtori i kishin kapur më parë dhe i dha atij 40 mijë Lekë vetem për 8 vota.
Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…
Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…
Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo shënon një hap pozitiv…
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen…
Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i…