shqiperi

580 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës/ Presidenti Begaj pret arbëreshët e Italisë: Të bëhemi bashkë për të përballuar sfidat

Presidenti Bajram Begaj priti sot në mëngjes një delegacion të gjerë përfaqësuesish të krahinave e komunave arbëreshe në Institucionin e Presidencës me rastin e kremtimit të Besëlidhjes së Skëndërbeut

Begaj përcolli mesazhin se është koha të bëhemi bashkë për të përballuar sfidat e reja.

“Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira. Sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment, sepse sfidat tona të reja përballohen vetëm duke qenë bashkë, jo vetëm për ne si bashkatdhetar dhe shqiptarë por edhe me miqtë dhe partnerët. Po jetojmë kohë të vështirë, sapo dolëm nga pandemia, një luftë vijon ë Ukraine, situatë jo e këndshme në lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Të falënderojmë Italinë mike për mundësinë që ju dha për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën tuaj. Italia avokatja më e mirë e jona për integrimin europian”, tha Begaj.

Më pas Presidenti bashkë me delegacionin arbëresh do të nisen për në Lezhë për kremtimi i 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Presidenti u ftua të rikthehej në Kalabri pas një muaj të vizitojë dhe vende të tjera të traditës arbëreshe dhe forcuar marrëdhëniet.

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

6 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

6 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

6 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

7 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

7 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

7 hours ago