Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Spiropali shkruan se po bëjnë sa munden për t’i trashëguar gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane.
“Gëzuar socialistë të Shqipërisë! Gëzuar progresistë kudo që ndodheni në këtë përvjetor të krijimit të partisë sonë që sot mbush 33 vjeç. 33 vjet janë pak në jetën e një kombi. Po janë shumë për një jetë njerëzore. Ne po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e fortë, të begatë, dhe krenare për sot dhe kohët që do vijnë.
Ne shihnim, dhe shohim, kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën e errët. Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj. Partia jonë nuk ka lindur dhe është rritur në qelqe, nuk është një ishull ku nuk të prek asnjë sëmundje, por një organizëm i gjallë i rrethuar me rreziqe, por me mekanizma autoimune funksionalë që e mbrojnë nga infektimet, që reflekton nga gabimet, me aftësi të jashtëzakonshme vetëkorrektimi, që projekton sukses jo në emër të suksesit vetjak, por duke u përballur pa frikë dhe krenare me sfidat e përditshmërisë në dobi të krejt shoqërisë shqiptare.
Mandati ynë për të ndërtuar Shqipërinë europiane, me mirëqeverisje, drejtësi, meritokraci dhe mundësi, lider në rajonin tonë dhe bashkimin e saj me familjen e madhe europiane, do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve.
33 vjet janë të barabartë me jetën e një brezi njerëzor, por në moshën e PS-së ato janë harmonizimi i shpresave dhe realizimeve të disa brezave, të të moshuarit, të shqiptarit të moshës së mesme, të të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë së nesërme, për ta bërë Shqipërinë tonë një yll më tepër në flamurin me yje të Europës së Bashkuar.
Me garancinë e të djeshmes, me sprovën e të sotmes dhe me ëndrrën e projektuar drejt të ardhmes, PS do të vijojë të jetë flamuri më progresist politik i vendit, do të jetë premtimi solemn për Shqipërinë që duhet, për Shqipërinë që duam! Gëzuar Partia Socialiste! Rrofsh e u rinofsh në përjetësi”, shkruan Spiropali.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…