shqiperi

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a

Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Europiane të Azilantëve (EUAA), që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Europian, aplikimet totale për azil në këto 27 vende ishin 13 mijë, me rritje prej 16% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Të lidhura

None found

Nga dhjetori i vitit 2019, EUAA raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Europian, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB). Kjo e fundit i raporton të dhënat veçmas. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik.

Në total, për BE-27 dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31.6 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021 (duke marrë të dy rajonet së bashku).

Në vitin 2015 u shënua një numër rekord aplikimesh në vendet e BE-së (që në atë kohë përfshinte dhe Mbretërinë e Bashkuar) prej 68 mijë personash.

Shifra u përgjysmua një vit më vonë dhe u luhat në nivelin e 22-25 mijë persona në 2017-2019. Viti pandemik e ndali vrullin, ndërsa nga 2021-shi nisi sërish rritja, për të arritur në vitin 2022 në nivelin më të lartë që nga 2015-a, ku efektin kryesor e dha fluksi i lartë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është vetëm shifra e atyre që janë deklaruar si të ikur dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa numri real i personave që janë larguar është praktikisht i pamatshëm, pasi ka shumë që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar.

Emigrimi i viteve të fundit po kthehet në një shqetësim të madh për ekonominë, duke ndikuar si në forcën e punës, ashtu dhe në konsum.

Rritje e ndjeshme e aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar

Ka një preferencë të dukshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku janë shënuar gati 60% e aplikimeve totale për azil  në BE+MB në 2022.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur mbi katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 4,574 shqiptarë.

Nga 18.6 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar që u bënë në 2022, sipas të dhënave zyrtare të MB të përpunuara nga Monitor, rreth 13 mijë, apo 71% kanë arritur me varka të vogla, duke vënë në rrezik jetën.

Në total kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla rreth 45 mijë persona në vitin 2022, ku gati 30%  e tyre ishin shtetas shqiptarë.

Sipas raportit të qeverisë britanike, “Në vitin 2022, pothuajse gjysma e mbërritjeve me varka të vogla ishin nga këto 2 kombësi – shqiptarë (28%) dhe afganë (20%). Shqiptarët ishin më të spikatur nga korriku deri në shtator 2022, ndërsa afganët u bënë më të spikatur nga tetori deri në dhjetor 2022.

Nga korriku deri në shtator 2022, 45% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (9037). Megjithatë, në tetor deri në dhjetor 2022, vetëm 9% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (1,099).

Afganët ishin kombësia kryesore për mbërritjet me varka të vogla në këta 3 muaj, 33% e mbërritjeve (3,834)”..monitor/

të fundit

“Çdo goditje e tyre sjell 100 vetë më shumë në shesh”, aktivisti flet për tensionet para Kuvendit: Jemi më të fortë, nuk ndryshojmë çfarëdo që të bëjë policia

Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para Kryeministrisë. Duke komentuar tensionet…

8 minutes ago

“They sprayed me with pepper and the ambulance never arrived,” says Luçiana Kokaj: Detainees were beaten in police vans and have black eyes

Teksa ka nisur grumbullimi për protestën e 33 antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se policia u tregua…

16 minutes ago

AMP arrests 4 police officers in Shkodra, suspected of allowing a convict to escape house arrest

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie në Shkodër, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim…

16 minutes ago

Car ends up in a canal on the Levan-Tepelena road, couple and minor child taken to hospital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Sipas informacioneve paraprake, një…

17 minutes ago

Rama on the protests in DW: A government does not leave because of momentary dissatisfaction, elections deliver the verdict

Kryeministri Edi Rama foli për protestat që po zhvillohen në vend, pasi u pyet nëse do të bashkohej edhe vetë…

17 minutes ago

Day 33 of the protest, citizens move in front of the Prime Minister’s Office with the call: Rama, resign

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë marsghuar drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 33-të kundër qeverisë.…

17 minutes ago