Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi”, thuhet në njoftim.
None found
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen nr. 17.
Automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com.
Një incident i ri në Ngushticën e Hormuzit ka rikthyer pasigurinë në rajon, pasi një anije mallrash u godit, duke…
Të paktën tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos si pasojë e një sulmi me dron të ushtrisë…
Për herë të parë, Mbreti Charles ka bërë publike shumën që ka paguar në taksa, duke u kthyer në monarkun…
E premtja parashikohet me kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, por gjatë mesditës dhe orëve të pasdites në një pjesë të…
Australia ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve të Kupa e Botës FIFA 2026, pasi barazoi pa gola (0-0) ndaj…
Është konfirmuar se mesfushori i Katarit, Assim Madibo, është dënuar nga FIFA me pesë ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare pas…