shqiperi

111 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë

Shqipëria sot e shënon 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mbarë kombi shqiptar Ditën e Flamurit. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Të lidhura

None found

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Në po të njëjtën datë, 579 vjet më herët, gjegjësisht më 28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës./albeu.com

të fundit

Rama reagon pasi opozita nuk mbështeti rezolutën e BE-së për Shqipërinë: Eurodeputetët dhe PS votuan pro vendit

Mbledhja e sotme në Strasburg e Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk prodhoi një rezolutë të përbashkët. Shkak u…

28 seconds ago

Hennessey prezanton Venom F5-M, hipermakinën manuale më të fuqishme në botë

Hennessey ka zbuluar hipermakinën më të fuqishme në botë me transmision manual, Venom F5-M. Hennessey është një kompani amerikane e…

21 minutes ago

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, turma e madhe e qytetarëve mbush rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve të fuqishme dhe plot mesazhe simbolike nga ana e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë,…

24 minutes ago

Pas dy vitesh nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës mbyll hetimet dhe çon për gjykim 5 të pandehur

Dy vjet pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për…

25 minutes ago

Kurti’s invitations trigger mixed reactions as calls grow for a political agreement

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të dërguar…

28 minutes ago

Road accident on the Levan–Tepelenë highway, two people injured

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, ku si pasojë e kësaj janë…

29 minutes ago