Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në një hotel të vendosur në qendër të zonës turistike malore Ponte di Legno, në provincën e Brescias, Itali. Për shkak të përhapjes së flakëve në një pjesë të ndërtesës, të gjithë personat që ndodheshin brenda u nxorën jashtë.
Dyzet pushuesit që qëndronin në hotel arritën të evakuoheshin në kohë dhe nuk pati viktima. Megjithatë, 16 prej tyre morën ndihmë mjekësore pasi kishin pësuar intoksikim të lehtë nga tymi.
None found
Sinjalizimi për zjarrin u bë rreth orës 21:00. Sipas të dhënave paraprake, vatra dyshohet se u krijua në oxhakun e hotelit, ndërsa më pas flakët u përhapën brenda pak minutash në pjesën më të madhe të çatisë prej druri dhe në katin e fundit.
Për përballimin e situatës u mobilizuan mbi 50 zjarrfikës, mes tyre edhe efektivë të ardhur nga rajoni fqinj i Trentos. Ndërhyrja vijoi gjatë gjithë natës dhe ekipet qëndruan në vendngjarje deri në orët e para të mëngjesit, kur zjarri u vu plotësisht nën kontroll.
Hoteli ka pësuar dëme të mëdha materiale. Çatia prej druri është dëmtuar rëndë, ndërsa kati i tretë, i ndërtuar në formë mansarde, u prek nga rënia e materialeve dhe puna e forcave zjarrfikëse.
Megjithëse struktura kryesore e ndërtesës ka mbetur në këmbë dhe hoteli nuk është shembur, autoritetet e kanë vlerësuar atë të papërshtatshëm për banim dhe përdorim. Ndërkohë, vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit, ndërsa dyshimet e para lidhen me oxhakun.
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…