showbiz

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ja emrat që përfliten që do të bëhen pjesë e spektaklit

Spektakli “Big Brother Vip Albania 4”, tashmë na ndan më pak se 1 muaj nga nisja dhe emra të njohur janë duke qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë. “Panorama” ka shkruar disa herë, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive disa nga emrat që janë pranë konfirmimit si konkurrentët e parë të shtëpisë.

Teksa shtëpia pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të tjerë emra qarkullojnë në rrjet.

Të lidhura

None found

Si një ndër emrat që vjen në “Big Brother” në kërkim të famës, është poeti Albi Lushi. Ndonëse një emër disi më i tërhequr nga zhurma e rrjeteve sociale dhe nga daljet televizive, Lushi ka arritur që të ketë publik pas vetes me anë të veprave të tij. Në daljet publike, Albi ka folur edhe për dashurinë dhe historinë e tij të rëndësishme.

Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi, rrëfen në podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij.

Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

“E kam pasur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë”, u shpreh Albi Lushi. Duket se tashmë poeti romantik, pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

Në rrjet ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Artistja prej vitesh është ndër emrat më të dashur të publikut. Me një karrierë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të ketë nga pas shumë fansa. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Ditët e fundit ajo është rikthyer në Tiranë, ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista. Ndoshta ndër rastet e rralla që ajo flet për jetën private, duke dashur kështu të shpërndajë me ndjekësit e saj edhe detaje nga jeta sentimentale.

E nëse do të jetë pjesë e “Big Brother”, jemi të sigurt që më të shpeshta do të jenë historitë e jetës së Albëries. Me pjesëmarrjen e saj në “Përputhen” nuk la shumë mbresa, por jashtë këtij formati, Alba është përpjekur fort që të jetë përherë në qendër të vëmendjes.

Edhe emri i Alba Pollozhanit, është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Vajza, e cila shpesh bëhet lajm për deklaratat e forta që jep, pritet që të jetë pjesë e lojës, ku edhe jemi të sigurt që nuk do të mungojnë skenat e forta që ajo vetë do të ofrojë.

Veç emrave që deri më tani janë mësuar, të tjerë dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”.

Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe “showbiz”-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë, thotë që nëse do hynte, kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njohë edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe interpreton. Bëhet me dije se aktori do t’i bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej “playboy”.

të fundit

FOTOT/ Alessio Aliaj zhvendoset në Tiranë, nis bashkëjetesën me Jonida Maliqin! Çifti bashkë në çdo dalje

Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj, nuk fshihen më. Prej disa muajsh kjo dyshe e ka çuar raportin e tyre më…

14 seconds ago

Rexhaj: Pas kompromisit të fundit të LVV-së, duhet të përmbyllet konstituimi i Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se partia e tij ka bërë kompromisin e fundit për zhbllokimin e…

9 minutes ago

Murati: Pengesa nuk lidhej me konstituimin, por me çështjen e presidentit

Deputeti Hekuran Murati nga VV tha se problemi nuk ka qenë tek seanca e konstituimit por te çështja e presidentit.…

9 minutes ago

Milani ende në kërkim të ekuilibrit, Amorimit i dalin përpara katër dilema

Ruben Amorim vazhdon të kërkojë përmirësime nga Milani, por paraqitjet e fundit kanë nxjerrë në pah disa probleme që trajneri…

13 minutes ago

LVV-ja sqaron ndryshimin e qëndrimit për Çitakun dhe Shalën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kërkuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në…

19 minutes ago

LIVE: PDK-ja bojkoton vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, ndërsa në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të…

20 minutes ago