showbiz

Zayn Malik shtyn turneun në SHBA pas humbjes zemërthyese të Liam Payne

Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA pas humbjes zemërthyese të shokut të tij, Liam Payne.

Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të hotelit në Argjentinë të mërkurën (16 tetor).

Të lidhura

None found

Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme – duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën, shkruan BBC.

 

Megjithatë, këngëtari u tha fansave se po i shtynte shfaqjet – duke thënë: “Duke pasur parasysh humbjen zemërthyese të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin të shtyj pjesën e “Stairway” të turneut “Sky” në SHBA”.

Pjesa amerikane e turneut të Malik do të vizitonte gjithashtu Las Vegas, Los Angeles dhe Washington DC, duke përfunduar në New York më 3 nëntor.

Ai u ka thënë fansave në X se datat do të ricaktohen për në janar dhe biletat do të mbeten të vlefshme për datat e reja.

“Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për mirëkuptimin”, shtoi ai.

31-vjeçari nuk përmendi 11 datat e turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, i cili pritet të zgjasë nga 20 nëntori deri më 4 dhjetor.

Të enjten, Malik nderoi Payne, duke thënë se ai do t’i ruaj të gjitha kujtimet që ka me të, në zemrën e tij përgjithmonë.

“Kam humbur një vëlla kur ti na la dhe nuk mund të të shpjegoj se çfarë do të të jepja vetëm për të të përqafuar për herë të fundit dhe për t’ju thënë lamtumirë siç duhet dhe t’ju them se të kam dashur dhe të respektoj shumë”, tha ai.

të fundit

Car catches fire on Fier-Ballsh road, driver escapes unharmed

Pak minuta më parë, një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar. Menjëherë…

6 seconds ago

Jon Ossoff wins reelection in Georgia; 39-year-old compared to Obama and mentioned as White House contender

Rizgjedhja me rezultat të thellë e senatorit 39-vjeçar Jon Ossoff në Xhorxhia ka forcuar pozitat e tij brenda Partisë Demokratike…

23 seconds ago

Hugo Solozabal mbështet portierin Owono pas vdekjes së Jesus de Miguelit

Futbollisti i FC Andorra, Hugo Solozabal, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që tronditi futbollin spanjoll, duke shprehur ngushëllime për familjen…

3 minutes ago

Tërnava dhe ambasadori britanik bisedojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar…

5 minutes ago

Të paktën nëntë bomba ruse goditën strehën e civilëve, Zelensky: Sulmi ndaj qendrës humanitare ndër më vdekjeprurësit e luftës

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi ajror rus ndaj…

9 minutes ago

Debutimi në bursë e bën miliarder ish-mësuesin 62-vjeçar në Kinë

Një ish-mësues i shkollës fillore është bërë një nga miliarderët më të rinj në Kinë, pas debutimit në bursë të…

9 minutes ago