Pas një periudhe të gjatë mungese dhe tensionesh, Ylli i One Direction, Zayn Malik, është rikthyer sërish në jetën e grupit. Zayn, i cili u largua nga One Direction në vitin 2015 për të ndjekur një karrierë solo dhe shkaktoi një distancë të dukshme mes tij dhe shokëve të grupit, Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan, tani është emëruar Drejtor Biznesi i kompanisë PPM Music Limited, po ashtu si shokët e tij të grupit.
Ky zhvillim ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi zërat për ribashkimin e grupit janë përforcuar pas vdekjes tragjike të Liam Payne në Argjentinë vitin e kaluar, në moshën 31 vjeçare. Sipas burimeve, kjo humbje ka afruar shumë shokët e tij, duke i rikthyer ata në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.
None found
Një burim pranë grupit tha për The Sun: “Ndarja nga jeta e Liam i ka afruar ata dhe ka sjellë një dëshirë për të ribashkuar për të nderuar kujtimin e tij.” Zayn dhe Louis nënshkruan gjithashtu një marrëveshje shumë milionëshe për të udhëtuar në SHBA, ku do të diskutojnë jetën e tyre pas ndarjes dhe humbjen e Liam.
Në një tjetër moment të rëndësishëm, të katër djemtë morën pjesë në funeralin e Liam, hera e parë që u panë së bashku pas shumë vitesh. Ky është një hap i ri për grupin, ndërsa ata ripërtërijnë lidhjet e tyre profesionale dhe personale, duke shpërndarë një mesazh të fortë solidariteti pas tragjedisë që i ka prekur të gjithë.
One Direction, i formuar në “The X Factor” në vitin 2010, arriti të shesë 70 milionë albume dhe të fitojë shumë çmime, duke u bërë një nga grupet më të suksesshme në botë.
Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…